GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin: Përfshirja e SHBA-së në Afganistan rezultoi me tragjedi

08:16 - 14/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
I infektuar me Covid-19? Karantinohet Vladimir Putin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë injoruar historinë dhe kulturën e Afganistanit kur e kanë pushtuar këtë vend, teksa ka folur për atë që e ka konsideruar tragjedi në këtë shtet.

Putin ka folur më 13 tetor në një forum të energjisë në Moskë, vetëm disa ditë para se Moska të mirëpresë anëtarë të Qeverisë së udhëhequr nga talebanët, për të biseduar rreth të ardhmes së Afganistanit.

“Liria dhe demokracia nuk mund të ndahen nga kultura dhe traditat e një popullate”, ka thënë Putin, teksa i është përgjigjur pyetjes së moderatorit të forumit.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë në Afganistan në kundërshtim me traditat, kulturën dhe historinë e popullit afgan. Rezultati është tragjik”.

Putin nuk e ka përmendur historinë e Moskës në Afganistan, duke nisur nga pushtimi i forcave sovjetike më 1979 për të fuqizuar Qeverinë, atëherë komuniste, në Kabul.

Pas tërheqjes së forcave sovjetike më 1989, Afganistani është përfshirë në kaos dhe luftë civile, para se talebanët të merrnin kontrollin e shtetit në mesin e viteve 1990, për herë të parë.

Rusia ka qenë po ashtu mbështetëse e heshtur e pushtimit amerikan në Afganistan më 2001, duke i dhënë miratim Uashingtonit që të përdorë bazat në Azinë Qendrore, si dhe zinxhirët rus të furnizimit për t’iu ndihmuar forcave amerikane që të furnizohen në Afganistan.

Në gusht të vitit 2021, pas gati 20 vjetëve të pushtimit amerikan, Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr forcat e veta dhe talebanët janë kthyer në pushtet, pas shkatërrimit të Qeverisë së përkrahur nga Perëndimi.

Ndonëse Rusia i konsideron talebanët si grup terrorist, Moska ka synuar që të përfitojë nga tërheqja amerikane dhe të krijojë lidhje me Qeverinë e re në Kabul. / REL

Etiketa: AfganistanPutinSHBA

Lajme të lidhura

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Para
Rinisin reshjet e borës në zonat e thella malore

Rinisin reshjet e borës në zonat e thella malore

TË FUNDIT

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë
Sport

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26

Egnatia ndjen sërish shijen e fitores në Kategorinë Superiore. Skuadra kampione e vendit iu imponua Bylisit duke e mundur me...

Lexo më shumë
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com