GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria rrit taksat për të mbuluar boshllëqet e krijuara

17:17 - 07/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria rrit taksat për të mbuluar boshllëqet e krijuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria kërkon të rrisë taksat për disa kategori në 2022, në mënyrë që të mbulojë boshllëqet e  krijuara nga  neglizhenca në 2021.  Sipas relacionit për buxhetin e viti 2022, ndryshimi i katër ligjeve kryesore (TVSH, Akciza, taksat kombëtare dhe tatimi mbi të ardhurat do të sjellë fitimin e 5.2 miliardë lekëve. E gjithë kjo vjen për shkak se,  në vitin e  shkuar janë humbur nga buxheti  rreth 81,126 miliardë lekë ose 663,6 milionë euro vetëm nga përjashtimet e bëra pa kriter. Konkretisht, nga përjashtimet e TVSH- së janë humbur 77,6 miliardë lekë 634,7 milionë euro, ndjekur nga përjashtimet nga tatimi mbi fitimin me 20,66 milionë euro dhe përjashtimet nga akciza me 8.1 milionë euro.

Prandaj,  qeveria ka hartuar për vitin që vjen një plan tjetër se si mund t’iu vjelë sa më shumë para taksapaguesve shqiptarë. Sipas relacionit,  ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave do e ketë TVSH-ja që prek më së shumti sektorin e bujqësisë, ku nga heqja e rimbursimit të TVSH-së, rikthimi i TVSH-s 10% për inputet bujqësore dhe rritja e tavanit të investimit që përjashtohet nga pagesa e kësaj takse do i sjellin buxhetit të shtetit 2.42 miliardë lekë ose rreth 19.8 milionë euro.

Nga ndryshimet në ligjin e akcizës përfitimi do të jetë rreth 2 miliardë lekë ose 16.7 milionë euro, dhe do të vij kryesisht nga rritja e kësaj takse për duhanin dhe nënproduktet e tij dhe vendosja e taksës 6 lekë për gazin për të gjitha kategoritë që e përdorin. Pjesa tjetër do të sigurohet nga taksat kombëtare ku propozohet taksë 65 lekë për litër karburant që përdoret për furnizimin e jahteve.

Nga ana tjetër bizneset kanë dalë në deklarata kundër këtyre ndryshimeve për shkak se barra e madhe do të bie mbi ndërmarrjet e vogla, të cilat në këto momente kanë nevojë për mbështetje.

Etiketa: Biznesebuxhetkostokryesore2taksa

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Rëndohet situata epidemiologjike në Greqi, ekspertët: Nëntori pritet i vështirë

Covid-19 në Greqi, rritet numri i viktimave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet
Lajme

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

Lexo më shumë
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com