GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon përsëri protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon përsëri protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama vazhdon të trumpetojë arritjet e shumta imagjinare të Shqipërisë.

Nga Konferenca Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ai ka komentuar protestën e flamingove, ku tha se shumë lajme të rreme kanë qarkulluar në këtë periudhë.

Ai sulmoi sërish protestuesit dhe u shpreh me ironi se parlamentarët e ardhur nga BE-ja janë argëtuar shumë me flamingot këto kohë, por nuk do i gjejnë aq të shumtë dhe të bukur këtu siç duken në instagram.

Para europarlamentarëve, Rama tha se qytetarët shqiptarë bashkohen në një pikë; dashurinë për BE-së, teksa më pas kaloi në një moment deliri duke deklaruarse kemi përparuar më shumë se vendet e Bashkimit Europian

“Patëm një takim tjetër me presidentin dhe na u desh pak më shumë kohë. U ndjeva edhe më fajtor kur pash që po ju mbanin në atë dhomë të errët teksa jashtë është kaq kohë e bukur. Dua të falënderoj Andresën që nuk është lodhur me ne.

Ai ka shumë arsyeja të mira për t’u kthyer përsëri, pasi Shqipëria është vend i mirë për të ndenjur dhe ti shmangesh Brukselit. Këtu shoh Frankestian, që është mik i mirë i Europës. Ai nuk tërhiqet dot nga Shqipëria, dhe nuk ikën dot nga ajo. Të falënderoj Knut.

Besoj se ju nuk doni që unë të lexoj fjalimit im të gjatë, se sa mirë po ecim dhe sa gjëra të shkëlqyera ka këtu. Dua të ndaj me ju këtë moment në Shqipëri. Kur flasim për momentin në Shqipëri ju jeni argëtuar shumë me flamengot, edhe pse nuk do të gjeni shumë flamingo dhe s’do të jenë aq të bukur nga ato që shpërndahen në instagram. Por po iu referohen atyre.

Ky është shembulli më i mirë që po kalojmë në Shqipëri. Shqipëri ka bërë përparim dhe ka kaluar një epokë të re. Njerëzit mendojnë se gjërat mundet të jenë më mirë. Ne po e jetojmë këtë moment të historisë, revolucion i rritjes së pritshmërisë. Njerëzit e kanë aftësinë për të kapërcyer edhe më lartë. Njerëzit e kanë kuptuar se shumë gjëra po lëvizin dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo.

Ama njerëzit kanë dhe pyetje dhe me të drejtë i kanë të tilla, që kombinohen dhe me ankthin që të jep koha e sotme, sikur je në Europë. Është krijuar një farë trysnie që vjen nga shumë lajme të pasakta dhe teori konspirative, edhe të tjera që kanë shtuar barrën e rëndë sociale. Nga ana tjetër krahasuar me vendet e BE, ne kemi përparësi dhe vetë Shqipëria, pasi ne ende e dashurojmë BE. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja. Më shumë merret si e mirëqenë BE si martesë. Ne jemi të angazhuar, debatojmë shumë gjëra për së brendshmi këtu në vendin tonë. Çdo ditë e kemi kapacitetin për të mos qenë dakord me njëri-tjetrin. Por ama, për një gjë kemi rënë dakord, për faktin se duam të jemi pjesë e BE, e dashurojmë Europën.”, tha ai.

Etiketa: FlamingoRama

Lajme të lidhura

Shkrirja me Korçën/ Këshilltarët bashkiakë të Maliqit votojnë kundër bashkimit, vetëm 1 votë pro
Aktualitet

Shkrirja me Korçën/ Këshilltarët bashkiakë të Maliqit votojnë kundër bashkimit, vetëm 1 votë pro

11:05 - 28/09/26
Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”, po zhduket brezi i mësuesve dhe…
Aktualitet

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen askujt, e fundit në rajon për studentët e shkencës

10:58 - 28/09/26
I dënuar me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu kërkesë Kushtetueses për rigjykim të çështjes
Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu kërkesë Kushtetueses për rigjykim të çështjes

10:49 - 28/09/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon përsëri protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto
Aktualitet

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon përsëri protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

11:23 - 28/09/26

Kryeministri Edi Rama vazhdon të trumpetojë arritjet e shumta imagjinare të Shqipërisë. Nga Konferenca Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e...

Lexo më shumë
Shkrirja me Korçën/ Këshilltarët bashkiakë të Maliqit votojnë kundër bashkimit, vetëm 1 votë pro

Shkrirja me Korçën/ Këshilltarët bashkiakë të Maliqit votojnë kundër bashkimit, vetëm 1 votë pro

11:05 - 28/09/26
Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”, po zhduket brezi i mësuesve dhe…

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen askujt, e fundit në rajon për studentët e shkencës

10:58 - 28/09/26
I dënuar me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu kërkesë Kushtetueses për rigjykim të çështjes

I dënuar me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu kërkesë Kushtetueses për rigjykim të çështjes

10:49 - 28/09/26
Investimet e FSHF në infrastrukturë/ Stadiumi “Myslim Koçi” drejt përfundimit, në fazën finale shtrimi i tapetit

Investimet e FSHF në infrastrukturë/ Stadiumi “Myslim Koçi” drejt përfundimit, në fazën finale shtrimi i tapetit

10:25 - 28/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com