GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i BSH: Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”

09:15 - 18/11/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i BSH: Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalësua përsëri në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i kostos së punës për njësi është rritur me 2.2%, nga 7.8% që kishte qenë rritja në tremujorin e mëparshëm. Rritja e kostos së punës për njësi pati shënuar rritjen më të fortë në tremujorin e dytë 2023, me afërsisht 15%. Që nga ai moment, rritja ka ardhur duke u ngadalësuar.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i normave të rritjes lidhet me rritjen më të ngadaltë të pagës reale, kundrejt rritjes më të shpejtë të produktivitetit të punës. Sipas Bankës së Shqipërisë, paga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet në tremujorin e dytë, por me ritme më të ulëta se më parë. Rritja e pagave zbriti në 6.9%, nga 12.7% një tremujor më parë. Ky ngadalësim pasqyron një efekt të fortë statistikor bazë nga një vit më parë, kur rritja e pagës së sektorit privat ishte 15%. Por, ky efekt erdhi kryesisht nga rritja e pagës minimale në ekonomi.

Ndikimi nga rritja e pagës minimale është shuar në tremujorin e dytë të vitit aktual. Ngadalësimi i normave të rritjes nominale të pagave është pasqyruar edhe në rritjen reale të tyre. E rregulluar për efektin e inflacionit, rritja e pagës mesatare u ngadalësua në 4.8% në tremujorin e dytë 2024, nga 10% në tremujorin paraardhës.

Edhe rritja e kostove të tjera prodhuese ka vazhduar të ngadalësohet gjatë tremujorit të dytë të vitit. Rritja e indeksit të çmimeve të prodhimit (IÇP) ishte 1.7% nga 2.8% në tremujorin e parë.

Presionet rënëse u përcaktuan kryesisht nga ngadalësimi i çmimeve të prodhimit për tregun vendas (2.3% nga 3.5%), ndërkohë që çmimet e prodhimit për eksport u ngadalësuan në mënyrë të moderuar (0.2% nga 0.5%). Së fundi, indeksi i kushtimit në ndërtim (IKN) shënoi një rritje vjetore prej 2.5% në tremujorin e dytë ose 0.9 pikë përqindjeje më poshtë se sa në tremujorin paraardhës.

Rritja më e ngadaltë e kostove të prodhimit, duke filluar nga kostot e punës, duket se po lehtëson presionet inflacioniste në ekonomi.

Në dy muajt e fundit, inflacioni ka qëndruar në nivelin 1.9%, më i ulëti në tre vitet e fundit. Por, inflacioni i brendshëm vazhdon të ketë kontributin dërrmues në normën e përgjithshme të inflacionit në Shqipëri. Sipas Bankës së Shqipërisë, nga 2% që ishte inflacioni mesatar për tremujorin e dytë të këtij viti, 1.7 pikë përqindje (mbi 85% e inflacionit total) ishte kontributi i inflacionit të brendshëm.

Megjithëse ekonomia e brendshme ngelet shtysa kryesore e presioneve inflacioniste në ekonomi, duket se në tremujorët e fundit këto presione janë ngadalësuar disi. Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj të ulë normën bazë të interesit për herë të dytë këtë vit, duke çuar atë në nivelin 2.75%.

/Monitor.al/

Etiketa: Banka e Shqiperisebsh

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Me doza kanabisi në makinë, arrestohen dy persona në Lezhë (Emrat)

Me doza kanabisi në makinë, arrestohen dy persona në Lezhë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com