GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti: Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti: Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi i hartimit të ligjeve në Shqipëri ka dobësi pasi bëhet, pa analizë të mirëfilltë të efekteve që ato kanë në ekonomi dhe shoqëri vërën një studim i fundit i SIGMA (një nismë e përbashkët e BE dhe OECD për Mbështetje për Përmirësimin dhe Menaxhimin e Qeverisjes).

Ekspertët e huaj vënë në dukje se Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, por kjo forcë e madhe këshillimore nuk po përkthehet në ligje me cilësi më të lartë dhe në raportim më të mirë të rezultateve.

Sipas të dhënave të publikuara mbi cilësinë e zbatimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullator (RIA) midis qeverive të grupit SIGMA-9, Shqipëria paraqitet me performancë të dobët.

Sipas SIGMA raportet që shoqërojnë draft-ligjet shqiptare dështojnë në pikat më kritike, pasi ato nuk ofrojnë një analizë të plotë të problemit, nuk shqyrtojnë opsione alternative përveç asaj që propozon qeveria dhe nuk identifikojnë grupet e interesit që preken.

Më shqetësuese mbetet mungesa e llogaritjeve financiare (kosto-përfitim) për ndikimin e ligjeve, një kriter ku Shqipëria, së bashku me pothuajse të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë që ka një progres të pjesshëm, dështon plotësisht. E vetmja pikë ku Shqipëria tregon një shenjë reflektimi është në analizën e monitorimit dhe vlerësimit, por edhe kjo mbetet në nivele minimale.

Kjo dobësi në hartimin e politikave pasqyrohet edhe në fazën e planifikimit dhe raportimit të punës në ministri. Ministritë e linjës nuk arrijnë të ndërtojnë plane pune me objektiva të matshme, duke e bërë llogaridhënien për paratë publike një mision të pamundur.

Gjetjet e SIGMA-s sugjerojnë se sfida e Shqipërisë është paaftësia për të orientuar burimet e mëdha njerëzore në kabinete drejt analizave serioze rregullatore dhe monitorimit të rezultateve.

Tabela e mëposhtme që shoqëron studimin tregon një situatë alarmante për transparencën dhe efektivitetin e politikave publike. Në 8 shtyllat kryesore të vlerësimit, Shqipëria ka marrë notë kaluese të pjesshme vetëm në njërin prej tyre “ monitorimin dhe vlerësimin pas zbatimit të politikave.

Mali i Zi udhëheq procesin, duke përmbushur pothuajse shumicën e kritereve të kërkuara nga standardet ndërkombëtare. Edhe Serbia tregon një performancë të qëndrueshme, veçanërisht në analizën e kostove dhe monitorimin e zbatimit./Monitor

 

Etiketa: Kryesore1ligjeShqiperi

Lajme të lidhura

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas…
Aktualitet

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas…

21:30 - 04/05/26
Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij
Aktualitet

Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij

15:08 - 04/05/26
Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai “monstër” në Patos
Aktualitet

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja

14:52 - 04/05/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sonte mësohet finalisiti i parë, Arsenali kërkon të shkruajë historinë në tempullin anglez përballë Atletico Madrid
Sport

Sonte mësohet finalisiti i parë, Arsenali kërkon të shkruajë historinë në tempullin anglez përballë Atletico Madrid

08:44 - 05/05/26

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Arsenali e di shumë mirë se një tjetër paraqitje e fortë në shtëpi...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:54 - 05/05/26
Raporti: Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve

Raporti: Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve

07:52 - 05/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Maj 2026

07:36 - 05/05/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 5 Maj 2026

07:33 - 05/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com