GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rastet rriten/ Misteri i hepatitit tek fëmijët që po ”mundon” mjekët

12:35 - 08/05/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rastet rriten/ Misteri i hepatitit tek fëmijët që po ”mundon” mjekët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rastet e hepatitit te fëmijët janë rritur ndjeshëm. Frika dhe paniku është shtuar, ndërsa  zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk janë ende të qartë për shkakun e rritjes së inflamacionit të mëlçisë, ose hepatitit, te fëmijët. Në Mbretërinë e Bashkuar, tani janë identifikuar 163 raste dhe 11 fëmijë kanë marrë transplantim të mëlçisë dhe në asnjë rast nuk mundet të gjendet shkaktari kryesor.

Rastet janë zbuluar në 20 vende të botës dhe rreth 300 fëmijë janë  prekur. Është raportuar se një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e hepatitit. “Është e rëndësishme që prindërit të dinë se gjasat që fëmija i tyre të zhvillojë hepatit është jashtëzakonisht i ulët,” tha Dr Meera Chand, nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA).

Ajo tha se prindërit duhet të jenë ende vigjilentë ndaj shenjave, veçanërisht verdhëzën, një nuancë të verdhë në të bardhët e syve dhe ata duhet të kontaktojnë një mjek nëse janë të shqetësuar. Që nga java e kaluar, janë identifikuar 18 fëmijë të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar me hepatit. imptomat më të zakonshme të fëmijëve ishin verdhëza dhe të vjellat  dhe shumica kanë qenë nën pesë vjeç.

Ajo që i shqetëson shkencëtarët është se shkaku më i mundshëm, adenovirusi, normalisht nuk i bën fëmijët të sëmurë rëndë. I transmetuar nga personi në person nëpërmjet kollitjes dhe teshtitjes, mund të shkaktojë ftohje, të vjella dhe diarre. Megjithatë, është shumë e pazakontë që adenovirusi të jetë shkaktar i hepatitit të rëndë te fëmijët të shëndetshëm, por ai ka qarkulluar në nivele të larta që nga fillimi i vitit pasi praktikisht u zhduk gjatë pandemisë. Analiza gjenetike e mostrave nga disa fëmijë ka gjetur një lloj virusi të quajtur AAV-2 – por zakonisht nuk shkakton sëmundje, thotë raporti. Shkencëtarët po vëzhgojnë gjithashtu një lloj tjetër adenovirusi, të quajtur F41.

“Hetimet tona vazhdojnë të sugjerojnë se ka një lidhje me adenovirusin dhe studimet tona tani po e testojnë këtë lidhje me rigorozitet,” tha Dr Chand. Një mundësi tjetër është që pandemia, duke vonuar ekspozimin e fëmijëve të vegjël ndaj një numri virusesh të ndryshme për shkak të përzierjes së reduktuar shoqërore, mund t’i ketë bërë ata më të prirur për t’u sëmurur. Zyrtarët shëndetësorë po eksplorojnë gjithashtu nëse mund të ketë një lidhje me qentë. Një numër familjesh të prekura thanë se kishin qen ose kishin rënë në kontakt me ta, por UKHSA gjithashtu pranon se të kesh një qen në shtëpi është e zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar. UKHSA thotë se nuk ka asnjë provë për ndonjë lidhje me vaksinën Covid-19, sepse shumica e fëmijëve me hepatit ishin shumë të vegjël për ta marrë atë.

Etiketa: FemijehepatitiMjeketrrezik

Lajme të lidhura

Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit
Aktualitet

Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit

15:30 - 19/01/26
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Aktualitet

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:45 - 19/01/26
Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi
Breaking Views

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi

16:39 - 18/01/26
Para
“Bosi” i trafikut të heroinës në Spanjë/ Gjykata jep vendimin për biznesmenin Nikolin Janina

“Bosi” i trafikut të heroinës në Spanjë/ Gjykata jep vendimin për biznesmenin Nikolin Janina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku
Breaking Views

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku

23:21 - 19/01/26

Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Dinamos, në “Air Albania”. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Balajt. Në pjesën...

Lexo më shumë
Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve

Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve

22:57 - 19/01/26
Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

22:46 - 19/01/26
Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT

22:28 - 19/01/26
Ish-ministri socialist, Arben Malaj: Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje

Ish-ministri socialist, Arben Malaj: Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje

22:03 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com