GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Reja: Kemi ende mundësi por Polonia na prishi ëndrrat

19:39 - 11/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Reja: Kemi ende mundësi por Polonia na prishi ëndrrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i kombëtares Edi Reja ka theksuar në konferencën për shtyp ndaj Anglisë se për sa kohë matematika i mban në garë, Shqipëria do të shpresojë deri në fund për të siguruar fazën play-off.

“Të gjitha ndeshjet nisen për të fituar. Sigurisht Anglia është një skuadër me vlera të mëdha, nga pikëpamja individuale dhe kolektive. Sa më përket mua, mendoj se duhet bërë një ndeshje perfekte. Ne kemi konsideratë, por kemi ardhur për të bërë një figurë të mirë, për të luajtur mirë dhe për të bërë rezultat, siç kemi bërë gjatë gjithë këtij edicioni.

Këtu mendova për Mançinin se Italia ka fituar këtu, ai ka hapur rrugën për ne meqë i sjell fat Italisë dhe italianëve. Ndoshta edhe fati do të kthehet nga ne. Unë e kisha parashikuar Anglinë fituese, por Italia e meritonte. Pas golit të parë u duk se Anglia do të bënte edhe 3-4 por pastaj u mbyll, Italia bëri mirë e meritoi të fitonte. Urojmë që nesër fati të jetë në anën tonë se ka gjithmonë një herë të parë.

Vlerat e Anglisë i njohim, por gjatë javës kam punuar për ekuilibrat e skuadrës dhe nga kjo pikëpamje kemi punuar mirë. Sigurisht nuk duhet vetëm të presim gjatë gjithë ndeshjes, duhet të krijojmë vështirësi. E njohim forcën tonë, edhe të Anglisë, janë favoritë. Duhet personalitet në një ndeshje të tillë, edhe pse është në Uembli, pse të mos mendojmë se fusha është njëlloj dhe të jemi pa frikë. Uroj që lojtarët e mi të mos kenë frikë dhe luajnë për atë që janë përgatitur. Kemi nevojë të jemi të ekuilibruar, të jemi perfekt në 100%, jo vetëm ata që zbresin në fushë nga fillimi por edhe ata nga stoli.

Mendoj se skuadra për atë që ka bërë deri tani ka bërë mjaft mirë. Kemi bërë ndonjë gabim më shumë se sa duhet, sidomos në ndeshjet me Poloninë, se me ndonjë gabim më pak do të ishim sot duke folur për Botërorin. Edhe pse nuk është thënë ende fjala e fundit, kemi ende mundësi, por duhet të fitojmë, edhe pse ka pak shanse, do të mundohemi t’i realizojmë’’, u shpreh Reja.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Zbulohet mesazhi kërcënues ndaj ish-noteres që i vunë tritol

Zbulohet mesazhi kërcënues ndaj ish-noteres që i vunë tritol

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

Një incident me armë zjarri është regjistruar pranë Konsullatës së Izraelit në lagjen Beşiktaş të Stambollit, duke shkaktuar një operacion...

Lexo më shumë
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com