GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rreth 100 mijë punonjës në Maqedoninë e Veriut në grevë, kërkojnë paga më të larta

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Rreth 100 mijë punonjës në Maqedoninë e Veriut në grevë, kërkojnë paga më të larta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 100 mijë të punësuar në organet e administratës shtetërore në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën janë hedhur në grevë të përgjithshme për paga më të larta. Të punësuarit në të gjitha ministritë, drejtoritë, fondet, administratën gjyqësore, kadastër, spitale, në pushtetin lokal dhe organe tjera shtetërore kërkojnë rritje të pagës prej 2,806 denarë apo rreth 45 euro, ashtu siç ishte premtuar, sipas sindikatës, nga ana e qeverisë disa muaj më pare, se nga 1 korriku do të ketë rritje lineare të pagave.

Të punësuarit të këto organe shtetërore thonë se kriza ekonomike ka përkeqësuar gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale, gjë që i ka detyruar të hynë në grevë të përgjithshme.

“Konsiderojmë se një rritje e përgjithshme e pagave do të ishte shumë e rëndësishme për të gjithë të punësuarit pasi po përballemi me krizë të thellë, me vështirësi të shumta për sigurimin e një jetë normale në kohën kur kemi rritje të përditshme të çmimeve”, ka deklaruar Lubisha Karanfilovski, i punësuar në qendrën klinike universitare në Shkup.

Greva do të jetë e përditshme nga ora 10 deri në orën 14. Gjatë kësaj periudhe punonjësit do të jenë në vendet e tyre të punës, por nuk do të ofrojnë shërbime.

Drejtuesit e Lidhjes së Sindikatës para Kuvendit kishin vendosur 120 karrige, aq sa deputet numëron Kuvendi, duke kërkuar nga ata që të miratojnë një amendament për rritjen e pagave pasi nga qeveria thonë se “ndjehen të mashtruar”.

“Ne ndjehemi të mashtruar dhe të manipuluar. Pas gjithë krizës së rëndë ekonomike, inflacionit dyshifror, rritjes së çmimeve, krizës energjetike, mos mbajtjes së premtimit nga qeveria për rritjen e pagave, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të hidhemi në grevë të përgjithshme. I ftojmë të gjithë deputetët që të na japin mbështetje, jo kryesisë së sindikatës, por punëtorët të cilët mezi po arrijnë të mbijetojmë me pagat që marrin”, ka deklaruar Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave.

Të punësuarit në institucionet shtetërore marrin paga mujore që variojnë mes 350 deri 400 euro. Rroga minimale në Maqedoninë e Veriut arrin në 300 euro ndërsa paga mesatare në rreth 500 euro.

Qeveria ka thënë se greva është e drejtë e garantuar kushtetuese, por se për momentin nuk ka ende një marrëveshje me sindikatën për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate për rritjen e vazhdueshme të pagave.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se është për rritjen e pagave në të gjithë sektorët, por së pari, sipas tij duhet të ketë një metodologji dhe studim i mirëfilltë mbi rritjen e tyre.

“Ne kemi vullnet për të gjetur një zgjidhje, por ajo duhet të jetë një zgjidhje sistematike e qëndrueshme për të gjitha palët, dhe jo një zgjidhje ‘ad hoc’ që mund ta zgjidhë problemin vetëm në dukje, dhe të përsëritet vitin e ardhshëm. Konsideroj se duhet të kemi një metodologji për rritjen e pagave. Ne besojmë se gjatë fazës së debatit greva nuk duhet të bëhet, por është e drejtë demokratike e secilës palë të vendosë nëse do të pranojë bisedimet apo nëse do të hidhet në grevë”, ka deklaruar Bytyqi.

Por, pavarësisht kësaj nga sindikata thonë se anëtarët e saj janë kërcënuar se do të marrim mëditje më të ulëta për aq kohë sa do të jenë në grevë.

“Gjithkund ku do të ketë presione ndaj grevistëve ne do t’i regjistrojmë dhe publikisht do të dalim me të dhënat se kush kërcënon”, ka deklaruar kryetari i sindikatës, Darko Dimovski.

Greva e punonjësve të administratës shtetërore vjen pas grevës së punonjësve të arsimit dhe të kopshteve në muajin maj, gjithashtu për rritje pagash. Sindikatat kanë paralajmëruar edhe masa tjera, përfshirë edhe protestat në rrugë nëse institucionet refuzojnë kërkesat e tyre./REL

Etiketa: Grevepaga

Lajme të lidhura

Sot festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Kosovë & Rajon

Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari

09:23 - 28/11/26
“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.
Breaking Views

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.

23:30 - 27/11/26
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Para
Deputetja e LDK-së habit me veprimin: Po të jap një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues

Deputetja e LDK-së habit me veprimin: Po të jap një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre
Aktualitet

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26

Pronari i lokalit ku u vendos një sasi e vogël eksplozivi ka qenë personi që ka njoftuar sallën operative të...

Lexo më shumë
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com