GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rruga e Arbrit, dhuratë për festat e nëntorit? Qindra makina bllokohen tek aksi i skandaleve

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Rruga e Arbrit, dhuratë për festat e nëntorit? Qindra makina bllokohen tek aksi i skandaleve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rruga e “ Arbrit” ka nxjerrë blof qeverinë,  pasi ndryshe nga se u premtua ajo nuk është akoma funksionale dhe qindra makina kanë mbetur të bllokuara atyre dhe me vështirësi kthehen mbrapsht. Në tetor kryeministri Edi Rama u mburr me këtë projekte, duke thënë se punimet janë në përfundim dhe kjo rrugë do t’iu bëhet dhuratë qytetarëve për festat e nëntorit, pasi nga 28 nëntori aksi do të bëhet i kalueshëm.

‘Në  festat e nëntorit do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa, gjitha pjesa tjetër është gati”, u shpreh asaj kohe kryeministri. Madje ai filloi edhe të tallej e ironizonte kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se me këtë projekte nuk do të ketë probleme si me rrugën e Elbasanit. “Jo si në tunelin e Elbasanit, që pasi i ratë daulles bashkë me “llumin” sikur thua ti, jo unë, u deshën kushedi sa para për t’u marrë me rrëshqitjet” tha Edi Rama.

Por, festat erdhën, sot data është 28 nëntor dhe rruga e Arbrit jo vetëm që nuk është funksionale, por duke besuar gënjeshtrën e kryeministrit me qindra udhëtarë kanë tentuar të kalojnë nga ky aks po më kot. Mbi 200 automjete janë bllokuar atje pa mundur të vazhdojnë udhëtimin.  Disa drejtues mjetesh kanë dalë në korsinë tjetër, çka e ka bërë të pamundur edhe kthimin mbrapsht.

Policia  ka shkuar në vendngjarje, por për momentin akoma nuk ka një zgjidhje. Koha e keqe me shi ka vënë në vështirësi disa udhëtarë, të cilët kanë edhe fëmijë me vete. Pra, dhuratë e Ramës për festat e nëntorit ishte vënia në rrezik e jetës, në një rrugë që është jashtë funksioni dhe që çdo vit koncesionari i saj merr miliona lekë nga xhepat e taksapaguesve.

Vazhdojnë  zvarritjet

Siç e theksuam edhe më lartë, projekti  rrugës së “Arbit” që prej fillimit është shoqëruar me skandale, shkelje dhe abuzime të hapura. Pasi, përveç se la të bllokuar qindra qytetarë, kjo rrugë përsëri është jashtë afateve të vendosura në fillim për hapjen e saj dhe zvarritjet duket se do vazhdojnë.  Në vitin 2017-të, kur rruga u dha me koncesion, parashikohej që kompania ta përfundonte plotësisht brenda 46 muajve. Sipas llogaritjes, rruga duhej të ishte përfunduar e plotë këtë vit. Ndërkohë që rruga këtë vit nuk do të hapet e plotë, pasi tuneli i Murrizit akoma nuk ka përfunduar dhe sipas menaxherit të projektit, ajo do të jetë e aksesueshme vetëm në 80%-in e saj. Pra, është shkelur afati i përfundimit të saj. Ky është një rast tjetër ku qeveria do të bëjë propagandën e zakonshme me një investim akoma të papërfunduar.

Etiketa: kryesore 2kryesore2projektrruga e Arbrit

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Diego Longo tregon ekipet në garë për titull dhe flet për aleancat

Longo i bindur për fitoren: “Pse arbitri nuk përdori VAR-in për golin e parë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com