GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rusi-Ukrainë/ DW zbulon prapaskenat: Në mars vjen në Shqipëri…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusi-Ukrainë/ DW zbulon prapaskenat: Në mars vjen në Shqipëri…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në muajin mars, selia e Komandës së Operacioneve të Posaꞔme të SHBA për Europën, ( SOCEUR-US Special Operations Command – Europe) do të transferohet nga Gjermania në Shqipëri. Lajmi bëhet me dije nga DW shqip, e cila thekson se kjo lëvizje vjen në vijim “të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale si një gur themeli për stabilitetin rajonal”. Po kështu, Perëndimi dhe Evropa janë të shqetësuar për planet e Rusisë për pushtim të Ukrainës, që do të përbënte një kërcenim serioz për sigurinë e qytetarëve.

Tirana zyrtare – Nuk ka prani mercenarësh shqiptarë në Ukrainë

 “Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka hedhur poshtë kategorikisht të premten pretendimet e publikuara në agjencinë ruse të lajmeve, TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptare” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, të cilit i është kërkuar përgënjeshtri,i i lajmit” theksohet në deklaratën zyrtare të kësaj ministrie.

 

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, në krah të Ukrainës

Dyshimet e kreut të diplomacisë ruse Lavrov për një prani mercenarësh shqiptarë janë shprehur mbi rajonin e Donbas-it, në Ukrainën Lindore, e ndarë që nga viti 2014 në territore të veçanta të kontrolluara nga qeveria ukrainase dhe në ato të kontrolluara nga separatistët, të mbështetur nga Rusia. Dyshimet në fjalë janë publikuar në kontekstin e gjerë të krizës mes Ukrainës dhe Rusisë, qëndrimit të unifikuar të Shqipërisë me vendet e tjera anëtare të NATO-s ndaj kësaj krize dhe forcimit të marrëdhënieve në fushën ushtarake mes SHBA dhe Shqipërisë.

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaꞔka

Shqipëria ka deklaruar se është në mbështetje “të integritetit territorial, sovranitetit të Ukrainës dhe të së të drejtës sovrane të çdo kombi për të zgjedhur rrugën dhe vendosur për të ardhmen e tij”. Kryediplomatja e Tiranës, Ministrja Olta Xhaꞔka, e ka cilësuar me “rëndësi strategjike unitetin dhe kohezionin mes vendeve të NATO-s përballë një sfide ndaj sigurisë evropiane”, duke nënkuptuar krizën aktuale Ukrainë-Rusi.

 

SHBA-Shqipëri akordojnë politikat

Në fillim të këtij muaji qeveria e Tiranës, mori konfirmimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit, se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria nisi në janar të këtij viti mandatin e saj dy vjeꞔar si anëtare jo e përhershme.

Në një deklaratë të përbashkët shtypi të përfaqësuesve të përhershëm të Gjermanisë, Francës, Irlandës, Estonisë, Norvegjisë, Shqipërisë dhe Delegacionit të BE në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të dhënë të enjten, (17.02) në vijim të takimit të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën, theksohet mbështetja e tyre e plotë ndaj ”pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Albanien Außenministerium in Tirana

Kryeministri Rama gjatë një konferencë shtypi, në New York në mes të kësaj jave, (16.02) ku mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit, theksoi se “Shqipëria nuk ka asnjë problem me Rusinë, ajo nuk është një vend armik apo kundërshtar. Por Shqipëria do të qëndrojë në një linjë me aleatët perëndimorë dhe SHBA”.

Selia e SOCEUR nga Gjermania në Shqipëri

Burime zyrtare thanë për DW, se në mars, selia e Komandës së Operacioneve të Posaꞔme të SHBA për Europën, ( SOCEUR-US Special Operations Command – Europe) do të transferohet nga Gjermania në Shqipëri, në vijim “të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale si një gur themeli për stabilitetin rajonal”.

Që nga viti 2009, kur Shqipëria u pranua anëtare e NATO-s, bashkëpunimi i saj në fushën ushtarake me SHBA ka ardhur duke u forcuar. Ky bashkëpunim nisi para 20 vitesh, kur ushtria shqiptare dërgoi trupa paqeruajtëse në Bosnjë-Hercegovinë. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, Shqipëria ka dërguar edhe 3041 trupa në Afganistan. Ushtarë nga Shqipëria kanë shërbyer në Irak, në Mosul dhe Bagdad, si pjesë e forcave të koalicionit në Operacionin “Liria e Irakut”. Që nga viti 2015 mes Shqipërisë dhe SHBA ka një Deklaratë të Përbashkët për Partneritetin Strategjik për çështjet globale, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh.

Etiketa: LufteRusiShqiperiUkraine

Lajme të lidhura

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…
Aktualitet

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

10:20 - 16/09/26
Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë
Aktualitet

Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

10:05 - 16/09/26
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive
Aktualitet

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

09:50 - 16/09/26
Para
Sot hyjnë në fuqi masat e reja/ Manastirliu: Mbetet ende alerti nga varianti Delta

Manastirliu: Ja kur do të rishikohen masat anti-covid

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…
Aktualitet

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

10:20 - 16/09/26

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Nicolae Stefanuta, ka shprehur mbështetjen e tij për protestuesit në Tiranë, duke thënë se situata në...

Lexo më shumë
Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

10:05 - 16/09/26
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

09:50 - 16/09/26
Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com