GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Saga me rrugën Kardhiq-Delvinë/ Tjetër tender abuziv, 12 mln euro në xhepin e Bashkim Ulajt

13:19 - 17/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Saga me rrugën Kardhiq-Delvinë/ Tjetër tender abuziv, 12 mln euro në xhepin e Bashkim Ulajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë, që kanë nisur që në vitin 2007, ende janë larg përfundimit, kurse kostot e punimeve po rriten vazhdimisht. Disa tendera me miliona euro janë dhënë për kompanitë që punojnë në këtë aks, që duket se nuk do të përfundojë kurrë. Një pjesë e mirë e këtyre tenderëve janë denoncuar për abuzime dhe janë rrëzuar nga Komisioni i Prokurimeve Publike. Por, Ergys Verdhi i ARRSH nuk pyet, ai vazhdon të hapë tendera për këtë aks rrugor dhe të pasurojë miqtë e tij që dalin fitues njësoj si paraardhësja e tij Sonila Qato. Këtë herë Verdho ka vendosur t’i bëjë dhuratë tenderin 12 milionë euro biznesmenit Bashkim Ulaj, administratorit të kompanisë “GENER-2”, e njohur për tenderët pa garë që rrëmben shpesh herë nga qeveria. Ulaj ka fituar tenderin për lotin 8 të këtij projekti me objekt “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvinë Loti 8 (Sistemimi dhe Rivitalizim i Skarpateve)”. Qëllimi i tenderit sipas ARRSH është që të mbrohen dhe stabilizohen skarpatet e lotit 8. Pra 12 milionë euro vetëm për pjesët anësore të rrugës, ndërsa për shërbime të tjera ky projekt ka gllabëruar me miliarda lekë.

Por, edhe këtë tender ARRSH nuk mund ta kalonte pa bërë disa devijime nga ligji për prokurimet. Siç ndodh rëndom në këto projekte, që janë hapur me qëllimin që vetëm të vjedhin sa më shumë para, kjo shifër është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 99.7%. Veprim të cilin ligji i prokurimeve e ndalon në mënyrë absolute, pasi krijohen hapësira për abuzim të fondeve publike.

Skandalet e kompanive

Ndërkaq, vlen të përmendet se në garat për këtë tender, për lote te ndryshme, konkurrojnë gjithmonë të njëjtat kompania me në krye “GENER 2” dhe “GJOKA KONSTRUKSION”, që në fakt shumë herë kanë qenë e pjesë e skandaleve me tendera.

Kujtojmë ndërkaq që kompania “GENER 2” e Bashkim Ulajt u përmend edhe në aferën korruptive projektit për të Unazës së Re, ku një dokument aplikimi pranë QKB ekspozoi kompaninë e Ulajt gjatë regjistrimit të një NIPT-i sekondar për DH Albania. Bëhej fjalë për një tender në vlerë rreth 18 milionë euro i fituar në mënyrë anti-ligjore nga DH Albania, pas të cilës pati dyshime të forta se qëndronte vetë Ulaj.

Ndërsa kompania “GJOKA KONSTRUKSION” u përfshi në një skandal që bëhej fjalë për rrugën e Arbrit, pasi ka marrë me koncesion ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” për 225 milionë euro. Kompania duhet të siguroje paratë, të ndërtojë rrugën dhe më pas shteti e paguan, por në pamundësi për të gjetur pagesat ka falsifikuar dokumentet dhe ka marrë gati 70 miliardë lekë nga thesari i shtetit për punë të pa përfunduara.

Saga e grabitjeve

Sikur përmendëm më lart punimet për rrugën Kardhiq-Delvinë kanë filluar 14 vjet më parë dhe qeveria ka njoftuar si afat për përfundimin total të punimeve në rrugë datën 7 gusht të vitit 2022, por në buxhetin afatmesëm ky aks do të financohet deri në vitin 2024. Ndërsa projekti zgjatet në kohë edhe shpenzimet për të rriten, duke marrë vlerë të ekzagjeruar në raport më shifrën të cilën u prezantua në fillim ky projekt. Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave, në buxhetin afatmesëm kosto fillestare e lotëve që po kryhen punime ishte 5.2 miliardë lekë, por me financimet shtesë kostot janë rritur edhe me 29 për qind, duke shkuar në 6.7 miliardë lekë.

Ndërkohë, nga dokumentet e publikuara në Agjencinë e Prokurimeve, vetëm për lotin 8 të shpërmendur janë shpallur 3 tendera. Ku njëri prej tyre me objekt “Sinjalistikë dhe Siguri rrugore” dhe fond limit 23.6 milionë euro u rrëzua nga KPP, pasi ishte hartuar në shkelje të ligjit. Tenderi tjetër po në lotin 8 kap shifrat 88 milionë lekë dhe ishte sërish për sistemimin e pjesëve anësore të rrugës.

Gjithashtu, KPP i ka rrëzua ARRSH edhe tenderin për lotin 6 të ndërtimeve në këtë aks rrugor dhe kërkoi rivlerësimin e operatorëve, si dhe kujdesin me fondin limit. Sipas të dhënave, ky tender kushtoi 24 milionë lekë, të cilin ARRSH e hodhi në garë sërish disa muaj më vonë.

Në vitin 2018 qeveria ka hapur një tender me vlerë 20 milionë lekë me objekt; rishikimi i projekt zbatimit të lotit 7 (tuneli) në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë. Ndërsa vlen të përmendet se e gjithë rruga Kardhiq-Delvinë deri në vitin 2020 iu ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 60 milionë euro.

Në Prill të 2021, ARRSH ka dhënë pa garë 400 milionë lekë tender pa garë për ndërtime në lotin 5 të rrugës Kardhiq -Delvinë. Edhe pse ka kaluar 1 vit, asnjë masë nuk është marrë për këtë shkelje, ndërsa paratë iu falën kompanisë “ALB-STAR”. Ndërkohë, kjo vlerë do të rritet, për aq kohë sa janë ende pa u nisur punimet në 3 lote të tjera/ E.H/ Gijotina.com

 

 

 

 

Etiketa: 5 tendereabuzimBashkim UlajGener2GrabitjeKardhiq - Delvinekryesore2skandale

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Bënin “namin” me kanabis, arrestohet babai me dy djemtë në Shkodër

Bënin “namin” me kanabis, arrestohet babai me dy djemtë në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25

Pak më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”. Ambulanca është nisur drejt...

Lexo më shumë
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com