GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA shton 34 subjekte në ‘listën e zezë’ ekonomike, 14 të lidhura me abuzimin e ujgurëve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA shton 34 subjekte në ‘listën e zezë’ ekonomike, 14 të lidhura me abuzimin e ujgurëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 14 kompani kineze në listën e zezë ekonomike, për shkak të dyshimeve për abuzime me të drejta të njeriut dhe vëzhgim të ujgurëve, kazakëve dhe pjesëtarëve tjerë të minoriteteve myslimane në provincën kineze Ksinjiang.

Këto 14 kompani janë në mesin e 34 subjekteve, përfshirë disa nga Rusia dhe Irani, që janë shtuar në listë për “përfshirje apo rrezik për përfshirje në aktivitete kundër politikës së jashtme dhe interesave të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Departamenti amerikan për Tregti më 9 korrik.

Kompanitë kineze të shtuara në listë, kanë mundësuar “fushatën e Pekinit për shtypje, ndalim masiv dhe vëzhgim me teknologji të lartë” në Ksinjiang, është thënë në deklaratë, duke përsëritur qëndrimet e Shteteve të Bashkuara se Kina është duke kryer “gjenocid” dhe “krime kundër njerëzimit” në trajtimin që u bën ujgurëve. Kina është kritikuar në nivel ndërkombëtar dhe është ndëshkuar me sanksione për ndalim të mbi 1 milion ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane për riedukim politik në veriperëndim të rajonit Ksinjiang.

Kina insiston se kampet janë “qendra edukuese”, me qëllim që t’iu ndihmojnë njerëzve të qëndrojnë larg terrorizmit. “Pala kineze do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur të drejtën legjitime dhe interesat e kompanive kineze si dhe kundërshton tentimet amerikane për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Kinës”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin. Subjektet e shtuara në listën e Departamentit amerikan të Tregtisë, duhet të aplikojnë për licenca dhe përballen me procedura të shumta kur kërkojnë leje për të pranuar produkte të prodhuesve amerikanë.

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë
Botë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26
Para
Renditet pas Kolumbisë, Shqipëria humbet 4 vende në Indeksin Global të Sundimit të Ligjit

Renditet pas Kolumbisë, Shqipëria humbet 4 vende në Indeksin Global të Sundimit të Ligjit

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com