GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA voton sot Presidentin e ri, ja çfarë thonë sondazhet pak orë para shpalljes së fituesit

19:29 - 05/11/24
në Botë, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA voton sot Presidentin e ri, ja çfarë thonë sondazhet pak orë para shpalljes së fituesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët amerikanë sot votojnë për zgjedhjet historike presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidenten demokrate, Kamala Harris.

Qendrat e votimit nisin të hapen nga ora 05:00 në disa shtete lindore dhe votimet do të vazhdojnë në mbarë vendin, përfshirë në Alaskë dhe Havai, deri në orët e mbrëmjes në shtetet që gjenden në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Rezultati i kësaj gare të ngushtë nuk pritet të dihet për ditë të tëra në disa shtete sikurse Pensilvani, ku numërimi i votave me postë është proces më i ngadalshëm.

Vlerësimi i fundit i Economist i jep një epërsi demokrates Kamala Harris, ku beteja mes dy gladiatorëve vendoset nga dallime shumë të vogla.

Sipas transmetimit të fundit të rrjetit të rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, Harris mban një epërsi të ngushtë, me probabilitetin e fitores që është rritur nga 50% në 56%.

Sipas CNN, demokratja e nis me 226 vota garën, ndërsa kundërshtari i saj politik, Trump e nis me 219. Pra siç shihet, Harris është në një avantash relativisht të madh ndaj ish-presidentit republikan.

Shtetet e lëkundura janë Nevada, Wisconsin, Pensilvania, Michigan, Arizona, Georgia dhe Karolina e Verit, ku në hartë janë në ngjyrë të verdhë.

Shtetet që pritet të fitojë Kamala Harris janë: Washington, Oregon, California, Minnesota, Illinos, Colorado, Neë Mexico, Virginia, Neë York, Maine, Neë Hampshire, Vermont, Massachusetts, Coneccticut, Neë Jersey, Delaëare, Maryland, Hawai.

Ndërsa në shtete e tjera pritet të marrë më shumë vota Donald Trump.

Donald Trump dhe gruaja e tij Melania kanë votuar në Qendrën Rekreative Mandel në Palm Beach, Florida.

I veshur me kapelën e tij të kuqe, ai foli për mediat, duke u shprehur se ishte i sigurt që do të fitonte zgjedhjet dhe se do ishin shumë në avantazh në krahasim me demokratët.

“Ndihem shumë i sigurt…dhe duket se republikanët janë shfaqur të fuqishëm. Kam dëgjuar se po ecim shumë mirë”, tha ish-presidenti.

“Sot është zyrtarisht DITA E ZGJEDHJEVE! Kjo do të jetë dita më e rëndësishme në historinë amerikane.

Entuziazmi i votuesve është për tejet i lartë, sepse njerëzit duan të ‘Bëjnë Amerikën të Madhështore Përsëri’. Kjo do të thotë se radhët do të jenë të gjata!

Unë kam nevojë që ju të dorëzoni votën tuaj pa marrë parasysh sa kohë do të marrë. QËNDRONI NË RADHË!

Demokratët radikalë komunistë duan që ju të mblidhni gjërat dhe të shkoni në shtëpi.

Së bashku, ne do të kemi një fitore të jashtëzakonshme dhe do të ‘BËJMË AMERIKËN TË MADHËSHTORE PËRSËRI’!”, shkruan Trump në postimin e tij në “X”.

Katër vjet më parë, Donald Trump kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve, duke pretenduar mashtrim në shtete kyçe si Xhorxhia dhe Pensilvania. Me votimet që tashmë kanë filluar, shumë amerikanë janë të shqetësuar se vendi mund të shohë përsëri dhunë politike.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1zgjedhjet ne shba

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Fillon numërimi në Xhorxhia, rezultatet priten nga momenti në moment

Fillon numërimi në Xhorxhia, rezultatet priten nga momenti në moment

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com