GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shëmtia e propagandës dhe TV kombëtare

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse u zhduk kriza dhe ra qetësia?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Çdo natë na mbin në TV kombëtare me të njëjtin tekst dhe figurë Edi Rama që i shpjegon mjekëve, mësuesve, infermierëve se sa do të rriten rrogat.

Shëmti!

E fundit ishte radha e policëve.

Për hir të titullit për “rriten pagat” një natë na mbiu para syve duke u treguar punonjësve të kryeministrisë se “sa do të rriten pagat”.

Ka 10 vjet në krye të qeverisë dhe më në fund pas 10 vjetësh ka bërë planin mujor që çdo ditë të flas për “pagat”…

Ky njeri që nuk ka miq dhe nuk pyet për miq, sigurisht që nuk ka hallin e njerëzve, por e ka zënë halli i sondazheve.

Tani është koha për vota dhe do të ngul mesazhin se “ky do të rrisë rrogat”?!

E kemi parë Edi Ramën sidomos para zgjedhjeve dhe ngjarjeve të mëdha që përdor të njëjtin strategji komunikimi.

Propagandë e shëmtuar ndonjëherë me pasoja fatale.

Kur siguroi një sasi vaksinash Pfizer kontrabandë nga Italia bëri një shfaqje të shëmtuar.

Çdo ditë, me pikatore, që të prodhonte lajmet e darkës “vaksinonte” personalitete, pensionistë etj.

Sa jetë të humbura mjekësh do të kishin shpëtuar nëse nuk do të kishte hallin të bënte “lajme” çdo natë me “personalitete”?

Në vend që të vaksinonte mjekët e vijës së parë të frontit, njeriu i fiksuar pas ideve të tij fikse bënte listat e “vaksinimit” dhe shijonte lajmet e darkës.

Si është e mundur që të dalë “një lajm” copy-paste në çdo televizion?

E thjeshtë: është lajm i përgatitur nga ai vetë.

TV vetëm sa e transmetojnë. “Kush e hëngri e hëngri”.

Është në nderin e televizioneve që minimumi të thonë: “këto lajme janë të përgatitura nga zyra e kryeministrit, ose nga zyra e bashkisë”.

Është e tepërt të kërkosh nga AMA që minimumi të tërheq vëmendjen për këtë thyerje flagrante të kodit të transmetimit, por vetë AMA-s dhe sejmenëve të Ramës u duhet kujtuar se edhe nën komunizëm ishte pak më ndryshe.

Të paktën “propagandën” e përgatisnin gazetarët.

Sot megjithëse i kontrollon mediat, Rama i bën vetë edhe lajmet.

Por për t’i shitur i shet si “lajme që i kanë bërë të tjerët”.

Si çdo zullum tjetër që bën…

Sa e bukur!

Bën vetë lajmet, i sheh po vetë, dhe duartroket veten!

Kështu do të bëjë deri në zgjedhje, do shkojë te zjarrfikësit, te mësuesit…

Ky që thotë do mbjell pemë me paratë e fushatës, blen vota drejtpërdrejt me paratë e buxhetit të shtetit (shpërblimi për 690 mijë pensionistë), dhe ministrat e tij përdorin makinat, karburantin dhe gjithë infrastrukturën logjistike të shtetit për të aktivitete partiake. Fushata elektorale është aktivitet partiak.

Etiketa: Hysni GurraOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?
OP-ED

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Para
Aleanca e qelbësirave nuk ikën, kur nga ky qelb blejnë opozitarë të PD

Aleanca e qelbësirave nuk ikën, kur nga ky qelb blejnë opozitarë të PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26

Kanë përfunduar fjalimet përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa një turmë masive protestuesish i është drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për...

Lexo më shumë
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

21:15 - 26/08/26
“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26
Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

20:37 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com