GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkëlqim Hajdari: Për vrasjen e Hoxhës do hetohen edhe kolegët, shteti të planifikojë hapa më efektivë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëlqim Hajdari: Për vrasjen e Hoxhës do hetohen edhe kolegët, shteti të planifikojë hapa më efektivë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari ka folur mbi vrasjen e efektivit të Policisë në Lezhë. Gjatën një interviste televizive ai tha se, kjo është një ngjarje e rëndë dhe se janë shtuar shumë rastet kur policët vriten në krye të detyrës nga grupe kriminale.

 Sakaq, ai bërin thirrje të gjithë institucioneve përgjegjëse që kjo ngjarje të analizohet mirë dhe të bëhet si mësimi për operacionet në vazhdim.

“Është një ngjarje e rëndë. Ndër vite kemi parë ngjarje, ku policë kanë humbur jetën në krye të detyrës, ky është një i tillë. Është një ngjarje që nuk duhet të kalohet më rutinë, por duhet të shërbejë për gjithë Policinë e Shtetit, që të analizojë gjithë veprimtarinë e saj, që punonjësit të përmbushin detyrën, dhe nga ana tjetër, që të jenë të trajnuar. Përplasja me grupet kriminale sot është shumë e vështirë.

Policia duhet të jetë shumë e kujdesshme, që të plotësojë detyrën, por të ruajë edhe jetën, kur shkojnë në operacione. Ngjarja e sotme duhet të analizohet. Ato kanë pasur informacione për kanabisin, por nuk kanë pasur informacione se aty ka pasur persona kaq të rrezikshëm, ndaj dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ai është qëlluar pa paralajmërim dhe për fat të keq të policit, plumbi e ka marrë në organ jetësor. Ato që ndodhën më tej, asgjësimi i parcelës, nuk ka shumë rëndësi”, u shpreh ai.

Këtu ai i bëri thirrje qeverisë që të mos eci më në këto hapa për luftën kundër krimit dhe luftimin e narkotikëve në vend. Sipas Hajdarit ka ardhur koha që të vihet në zbatim një operacion më i mirë menduar dhe në përmasa më të mëdha.

“Gjaku i këtij punonjësi policie, që duket që kishte vite që punonte dhe shumë korrekt e i përkushtuar, duhet të shërbejë shumë për shtetin shqiptar, që të kemi një plan të madh operacional për gjithë kanabisin në Shqipëri. Nëse do të ngrihen të gjitha policitë e qarqeve, në të njëjtën kohë, në të njëjtin moment, edhe krimi e ka shumë të vështirë t’i kthehet me armë policisë”, tha ai.

Hajdari tregoi se, ngjarja do të shoqërohet me një hetim penal, kështu që SHÇBA duhet të bëjë hetimet e veta edhe në lidhje me efektivët që ishin pjesë e operacionit. Sipas tij, prokuroria do të hetojë dhe do të shihet se si kanë vepruar dy kolegët e tij.

Etiketa: Shkeqlqim HajdariVrasje

Lajme të lidhura

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit
Aktualitet

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

15:11 - 26/08/26
Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës
Aktualitet

Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës

14:49 - 26/08/26
Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?
Aktualitet

Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

14:36 - 26/08/26
Para
Situata me sigurinë dhe rendin në vend, ministri i Brendshëm paralajmëron konferencë për mediat

Pasi bëri gjykatësin, Çuçi kujtohet çfarë detyre ka: Do shpallim dëshmor policin e vrarë

TË FUNDIT

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit
Aktualitet

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

15:11 - 26/08/26

Rreth 170 pjesëmarrës në protestat e zhvilluara së fundmi kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë
Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës

Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës

14:49 - 26/08/26
Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

14:36 - 26/08/26
Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

14:33 - 26/08/26
UEFA Europa League/ Egnatia luan për historinë, nesër përballja vendimtare me Lillestrøm

UEFA Europa League/ Egnatia luan për historinë, nesër përballja vendimtare me Lillestrøm

14:12 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com