GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A qëndron Shkëlzeni pas ‘Malit të Tiranës’? Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A qëndron Shkëlzeni pas ‘Malit të Tiranës’? Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për akuzat që janë publikuar ne disa media në lidhje me “Malin e Tiranës”, apo heqjen e sanksioneve nga ana e SHBA. Gjatë një pronocimi për mediat para ambienteve të SPAK, Berisha u shpreh se dosja faktoi trillimin e ulët që u bë atë kohë për Malin e Tiranës, nga opozita e opozitës, të cilët i cilësoi si “veglat e verbra të qeverisë”.

Arsen Rusta: Doktor, gjatë dy ditëve të fundit shpesh herë është folur që pas Malit të Tiranës jeni ju dhe djali juaj.

Sali Berisha: Bravo.

Arsen Rusta: Edhe një sekondë të lutem që të më japësh përgjigje për të dyja. Dhe ju jeni kthyer në parlament, por mungon ajo pjesa e dytë e postulatit tuaj, e dini vetë. Ju e dini ose e keni vendosur kur do të riktheheni në SHBA për një vizitë qoftë personale apo zyrtare, se tani s’keni më problem?

Sali Berisha: E para, të falenderoj. Dosja faktoi, shpifjen dhe trillimin e ulët, trillimin e ulët që u bë atë kohë për Malin e Tiranës, nga opozita e opozitës, veglat e verbra të qeverisë dhe mediat e tyre. Dhe mediat e tyre.

Arsen Rusta: Si është e vërteta? Keni lidhje apo jo?

Sali Berisha: Unë lidhje? Kurrë. Asnjë njeri… kjo është një pyetje që bazohet në trillimet e ulëta të atyre që u përpoqën të mbulojnë të vërtetën. Që u përpoqën të mbulojnë udhëtimin e qeveritarëve nga Tirana, e njerëzve të Tiranës, e takimit në Aruba, se do dilte. Dhe pastaj të opozitës së opozitës që i shërben qeverisë, e cila pa asnjë fakt, pa asnjë bazë akuzonte, por besoj se gjithçka tani në dorë të Altin Troplinit është dhe ka dalë shumë qartë se kush është dosja Aruba dhe kush është Mali i Tiranës. Kjo është. Për të dytën, natyrisht unë do shkoj, por një projekt të shpejtë nuk e kam tani, se duhet të shkoj kur të takoj miq, bashkëpunëtorë të mi atje, të takoj shumë miq.

Arsen Rusta: Pra nuk do shkoni për arsye shëndetësore siç është raportuar?

Sali Berisha: Tani këto janë një çift… është një grua dhe një burrë. Ata janë dashnorë të flaktë në shpifje dhe mashtrime. Jo në erotizma. Ata të dy kryesojnë listat, se njëra ka bërë shkollën e tjetrit dhe ata i përhapin këto. Është një turp i madh politik dhe mediatik. Janë mercenarë, kush i paguan, atë bëjnë. Dhe ata e përhapin, janë një burrë dhe një grua që s’kanë lidhje njëri me tjetrin por ashtu janë, të cilët janë dashnorë në shpifje. Shpifje, vetëm shpifje, nuk ka asnjë gjë të vërtetë ajo. As kam kërkuar kurrë ndonjëherë për të shkuar, për t’u vizituar. Vendimi është i plotë për mua dhe familjarët e mi, njëlloj për familjarët e mi dhe ky vendim më është komunikuar zyrtarisht nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Etiketa: berishamali tiranesshkelzeni

Lajme të lidhura

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja
Aktualitet

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja

09:00 - 16/08/26
Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 5 pacientë janë dërguar drejt Tiranës, një vajzë në gjendje të rëndë
Aktualitet

Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 5 pacientë janë dërguar drejt Tiranës, një vajzë në gjendje të rëndë

08:16 - 16/08/26
Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve
Aktualitet

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve

07:59 - 16/08/26
Para
U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit valutor, 16 gusht 2026: Euro dhe dollari në rënie
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor, 16 gusht 2026: Euro dhe dollari në rënie

09:23 - 16/08/26

Këtë të dielë një dollar amerikan blihet me 79.6 lekë dhe shitet me 80.8 lekë. Euro blihet me 92.3 lekë...

Lexo më shumë
Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja

09:00 - 16/08/26
Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin dhe Ronaldon

Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin dhe Ronaldon

08:39 - 16/08/26
Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 5 pacientë janë dërguar drejt Tiranës, një vajzë në gjendje të rëndë

Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 5 pacientë janë dërguar drejt Tiranës, një vajzë në gjendje të rëndë

08:16 - 16/08/26
Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve

07:59 - 16/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com