GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shkrihet” fondi i Kontigjencës/ Rritja e pagave për administratën dhe zyrtarët e lartë, fatura shkon 80 milionë euro

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkrihet” fondi i Kontigjencës/ Rritja e pagave për administratën dhe zyrtarët e lartë, fatura shkon 80 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria do të përdorë Fondin e Kontigjencës për të financuar rritjen e pagave të administratës gjatë këtij viti. Edhe pse Departamenti i Administratës Publike është ende duke përgatitur skenarët e rritjes së pagave sipas sektorëve, përllogaritjet paraprakje tregojnë se fatura e përgjithshme pritet të jetë 9 miliardë lekë ose 80 milionë euro.

Në buxhetin e vitit 2023, qeveria ka programuar 12 miliardë lekë si Fond Kontigjencë. Nga këto 3.5 miliardë lekë u përdorën për të financuar bonusin e pensionistëve duke mbetur 8.5 miliardë lekë ende të pashpenzuara. Por veç kontigjencës, qeveria ka parashikuar në buxhet edhe 2.5 miliardë lekë të tjera si fond për politika të reja pagash. Këto dy zëra do të financojnë rritjen e pagave të këtij viti, për nëpunësit e sektorit publik.

Paqartësi shifrash

Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi paketën e ligjeve të reja për pagat në sektorin shtetëror. Për funksionarët e lartë të shtetit, rrogat u rritën ndjeshëm deri në dyfish. Më parë, gjatë muajit të kaluar, qeveria kishte miratuar rritjen e pagave për mësuesit, mjekët dhe disa kategori të tjera të shërbimit publik, në masën nga 7 deri në 10 për qind.

Kryeministri Edi Rama është zotuar se deri vitin tjetër paga mesatare në shtet do të shkojë në 900 euro, çka kërkon një rritje prej rreth 40 për qind të pagave në të gjithë spektrin e sektorit publik. Qeveria ende nuk ka dhënë detaje se si do të fazohet rritja e pagave dhe madje nuk ka bërë publike as faturën buxhetore të këtij viti dhe financimin e saj. Por burime nga DAP dhe ministria e financave, thonë se për këtë vit fatura e rritjes së pagave pritet të luhatet nga 9 deri në 10 miliardë lekë.

Në buxetin e këtij viti, qeveria ka parashikuar 80 miliardë lekë në total si fond pagash për administratën publike. Shtesa prej 9 miliardë lekësh nënkupton rritjen e pagave mesatarisht me 11-12 për qind në sektorin publik. Por meqënëse ajo nis nga prilli, atëherë ky fond përcakton një rritje të pagave në sektorin publik mesatarisht me 15 për qind.

Gjithsesi edhe kjo rritje mbetet sërish larg premtimit të qeverisë për rritjen e pagave me 40 për qind brenda prillit të vitit tjetër. Që do të thotë se qeverisë do t’i duhet të programojë edhe 30 miliardë lekë të tjera shtesë deri në vitin e ardhshëm për të financuar premtimin e saj për rritje pagash./Oligarkia.al/

Etiketa: fondi i kontigjencespagaqeveria

Lajme të lidhura

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Aktualitet

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
Aktualitet

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur
Aktualitet

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
Para
Disiplina me ‘dorë të hekurt’, ja dënimet që dha për Tirana-Partizani. E pëson dhe Tefik Osmani

"Ultras Guerrils” përgatiten për titullin kampion, ja mesazhi që japin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!
Breaking Views

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26

Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivët e...

Lexo më shumë
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26
Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

22:09 - 16/10/26
Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

21:57 - 16/10/26
Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

21:49 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com