GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shpërthim me bombë, vritet guvernatori taleban

12:10 - 09/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthim me bombë në shkollë, 10 të vdekur e dhjetra të plagosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Guvernatori taleban i provincës Balkh të Afganistanit u vra në një shpërthim në zyrën e tij më 9 mars, thanë zyrtarët. “Mohammad Dauood Muzammil, guvernatori i Balkh-ut, është vrarë në një shpërthim këtë mëngjes”, tha për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, Asif Waziri, zëdhënësi i policisë talebane nga kjo provincë.

Ai bëri të ditur se dy persona të tjerë u vranë në këtë sulm dhe dy u plagosën. Shkaku i shpërthimit nuk u bë i ditur menjëherë. Disa raporte të mediave lokale thanë se më shumë se 30 njerëz u plagosën nga shpërthimi dhe u dërguan në spital për trajtim.

Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul. Zëdhënësi i qeverisë së udhëhequr nga talebanët, Zabihullah Mujahid, shkroi në Tëitter se Muzammil ishte “martirizuar në një shpërthim nga armiqtë e Islamit” dhe tha se janë hapur hetimet për sulmin.

Muzammil është një nga zyrtarët e rangut më të lartë taleban që është vrarë që kur ata u kthyen në pushtet, në gusht të vitit 2021. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin deri tani, por pas kthimit në pushtet në vitin 2021, talebanët janë shënjestruar nga Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një fraksion i organizatës terroriste Shtetit Islamik që është shfaqur si rivali kryesor i talebanëve në luftë.

Muzammil u emërua guvernator i Balkhit vitin e kaluar pasi mbajti të njëjtin pozicion në provincën lindore Nangarhar, ku ai koordinoi një goditje ndaj militantëve të IS-K. IS-K ka organizuar disa sulme në Afganistan kohët e fundit, duke përfshirë një në janar, në të cilin një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 10 persona pranë Ministrisë së Jashtme në Kabul.

Muajin e kaluar, forcat e sigurisë talebane pretenduan se kishin vrarë dy anëtarë të lartë të IS-K. Qari Fateh, shefi rajonal i inteligjencës dhe operacioneve të IS-K, u vra së bashku me një tjetër anëtar në një bastisje në Kabul më 27 shkurt, tha qeveria e udhëhequr nga talebanët. Një tjetër udhëheqës i lartë i IS-K, Ijaz Amin Ahingar, thuhet se u vra në një bastisje të mëparshme në Kabul./REL

Etiketa: GuvernatoriTalebanvritet

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Alibeaj mbi lustracionin: Ish-sigurimsat të përjashtohen 15 vite…

Alibeaj mbi lustracionin: Ish-sigurimsat të përjashtohen 15 vite...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Lexo më shumë
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com