Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një biznes në Lushnje. Si pasojë e shpërthimit raportohet për persona të plagosur rëndë.
Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi ka ndodhur në një magazinë në ndërtim.
Dyshohet se gjatë punës në magazinë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim. Nga të dhënat e para mësohet se objekti ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të deputetit Bujar Cela, i cili sipas raportimeve është një nga të plagosurit.
(vijon)
Discussion about this post