GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Shqiptarëve të Preshevës, s’iu lejohen simbolet kombëtare”, Kamberi: Serbia po ndikon në shpopullim

21:34 - 24/10/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqiptarëve të Preshevës, s’iu lejohen simbolet kombëtare”, Kamberi: Serbia po ndikon në shpopullim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar ditën e sotme se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të diskriminohen në Serbi dhe ky është një shqetësim që duhet të ngrihet. Sipas tij, integrimi i këtij komuniteti nuk është zhvilluar dhe programi i Serbisë ka mbetur në letër.

 “Shqiptarët janë të diskriminuar në sfera të ndryshme të jetës. Mohimi i integrimit të barabartë në institucionet e shtetit, përdorimit të lirë dhe zyrtarë të gjuhës në intitucionet e shtetit, pra integrimit si një proces që fare nuk është zhvilluar, pavarësisht faktit se Serbia me tre programe dhe me tre marrëveshjet që ka me shqiptarët është zotuar se do ta kryejë këtë. Është pra një ndër problemet kryesore me të cilin ballafaqohen shqiptarët”, tha ai gjatë një interviste.

Deputeti Kamberi foli edhe për nismën “Ballkani i Hapur” për të cilën u shpreh se, pa pjesëmarrjen e të gjithë shteteve, Ballkani do të vazhdojë të mbetet një rajon i trazuar. Madje, sipas tij, kjo nismë do i jap mbështetje Serbisë dhe Lugina e Preshevës do shkojë drejt shpopullimit.  “Serbia, vazhdon t’i mohojë shqiptarëve të drejtën e përdorimit të simbolit kombëtar, ndërkohë që mban peng zhvillimin ekonomik të tre komunave në Luginën e Preshevës duke ndikuar në një shpopullim të qetë nga pjesa vitale e popullsisë shqiptare.

Për momentin ne nuk jemi duke parë ndonjë lëvizje pozitive dhe ndryshim të raportit të qasjes së Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. T’i japim kohë, të presim, se ndoshta mund të ketë diçka. Nëse nuk ka lëvizje në atë drejtim, për shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të jetë një iniciativë e kotë”, tha ai.

Deputeti Kamberi tha se për të qenë një nisëm e kompletuar, “Ballkani i hapur” duhet të përfshijë të gjithë vendet e këtij rajoni dhe jo, si deri tani, që nismës i mungojnë tre apo katër shtete. I pyetur rreth pozicionit të tij si deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, zoti Kamberi tha se është i vendosur të flasë për të vërtetën e shqiptarëve në Serbi dhe atë të Kosovës.

Etiketa: disrkiminimPreshevSerbia

Lajme të lidhura

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Para
Asani: Derbin e fiton Partizani, nuk e di nëse do të kthehem tek kryeqytetasit

Asani: Derbin e fiton Partizani, nuk e di nëse do të kthehem tek kryeqytetasit

TË FUNDIT

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi si një “ditë të madhe për paqen botërore” marrëveshjen për armëpushim dyjavor mes...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com