GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, ja kur mbahet seanca për Berishën

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, ja kur mbahet seanca për Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shtyrë sërish seanca paraprake për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, pasi gjyqtarja Flojera Davidhi nuk ka marrë një vendim as në seancën e sotme.

Seanca e radhës është caktuar për t’u mbajtur në datën 6 Mars, ku gjyqtarja Davidhi do të marrë vendimin nëse do të pranojë kërkesën e SPAK dhe çështja do të dërgohet për gjykim, apo mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Të akuzuarit për këtë dosje, mes të cilëve është dhe Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kërkojnë pushimin e çështjes për mungesë fakti.

Pas përfundimit të seancës së sotme avokati Genc Gjokutaj theksoi edhe një herë kërkesën e unifikuar të mbrojtjes së të pandehurve për pushimin e çështjes.

“Të gjithë kanë kërkuar pushimin e çështjes për mungesën e faktit penal. Nuk ka çështje. Të gjithë subjektet personat por dhe mbrojtësit jemi në një unison sepse është një çështje e tërë e stisur dhe ka një shkak të përbashkët, mungesën e faktit penal. E gjatë sepse është voluminoze. Nuk ka lëndë brenda, kemi kërkuar pushimin e çështjes. Pastaj do shikojmë si do veprojë gjykata. Në këtë çështje nuk ka alternativë. Në vizionin tonë, mungesa e faktit penal, nuk lë shteg për alternativë. Ata kanë kryer veprime voluminoze, kanë dalë dhe jashtë objektit. Nuk mund të bëjmë kërkesa të pakuptimta”, tha Gjokutaj.

Sali Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për akuzën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Etiketa: berishaseanca

Lajme të lidhura

Der Standart: Vetëm largimi i Ramës e qetëson situatën, e gjithë Shqipëria po zien nga zemërimi
Uncategorized

Der Standart: Vetëm largimi i Ramës e qetëson situatën, e gjithë Shqipëria po zien nga zemërimi

15:15 - 17/10/26
Lëvizja studentore nuk përfshin vetëm Tiranën, shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit
Aktualitet

Lëvizja studentore nuk përfshin vetëm Tiranën, shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit

11:29 - 14/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Uncategorized

Këmbimi valutor 13 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 13/10/26
Para
Të shtëna me armë jashtë gjyqit në Gjermani për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani, plagoset i vëllai

Të shtëna me armë jashtë gjyqit në Gjermani për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani, plagoset i vëllai

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Kryeministria, studentët rezistojnë
Aktualitet

Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Kryeministria, studentët rezistojnë

15:52 - 18/10/26

  Kanë nisur tensionet në protestën e gjashtë masive të studentëve kundër qeverisë Protestues të shumtë tashmë janë në bulevardin...

Lexo më shumë
“Në 5 ditë, janë dokumentuar 17 incidente ndaj gazetarëve” – AGSH: Në një rast, gazetarët u penguan në prani të Kryepolicit Skënder Hit

“Në 5 ditë, janë dokumentuar 17 incidente ndaj gazetarëve” – AGSH: Në një rast, gazetarët u penguan në prani të Kryepolicit Skënder Hit

15:24 - 18/10/26
Tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS. Policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS. Policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

15:00 - 18/10/26
Kishte bërë pazarin për shtëpi/ Me qumësht dhe portokalle me vete, pesë efektivë rrethojnë qytetarin: Më shoqëruan se u thash po helmoni shqiptarët

Kishte bërë pazarin për shtëpi/ Me qumësht dhe portokalle me vete, pesë efektivë rrethojnë qytetarin: Më shoqëruan se u thash po helmoni shqiptarët

14:32 - 18/10/26
Tensione te ministria e Arsimit, Policia hedh gazlotsjellës për të shpërndarë studentët! Shoqërohen disa persona

Tensione te ministria e Arsimit, Policia hedh gazlotsjellës për të shpërndarë studentët! Shoqërohen disa persona

14:26 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com