GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si e bleu Komisionin e vetingut Shefqet Kastrati, publikohet marrëveshja

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Si e bleu Komisionin e vetingut Shefqet Kastrati, publikohet marrëveshja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bëri me dije shoqatës BIRN se fatura e aktivitetit të komisionerëve të vetingut në resortin luksoz “Marina Bay” u pagua nga kompania Albsig e biznesmenit Shefqet Kastrati.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përfituar sponsorizim nga kompania private e sigurimeve ALBSIG sh.a e biznesmenit Shefqet Kastrati për të financuar një aktivitet të komisionerëve të saj në resortin luksoz “Marina Bay” në Gjirin e Vlorës në shtator të vitit 2021.

Pasi e mbajti sekret për pothuajse tre vjet emrin e sponsorit dhe investoi të tre shkallët e gjyqësorit për të mos e bërë atë publik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u detyrua nga një vendim i Gjykatës së Lartë që të vendosë në dispozicion të Pasi e mbajti sekret për pothuajse tre vjet emrin e sponsorit dhe investoi të tre shkallët e gjyqësorit për të mos e bërë atë publik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u detyrua nga një vendim i Gjykatës së Lartë që të vendosë në dispozicion të shoqatës një kopje të plotë të kontratës së sponsorizimit me kompaninë e sigurimeve ALBSIG.një kopje të plotë të kontratës së sponsorizimit me kompaninë e sigurimeve ALBSIG.

Sipas marrëveshjes së firmosur në qershor të vitit 2021, kompania ALBSIG ka marrë përsipër të paguajë vlerën e faturës në shumën 3 mijë euro për organizimin e aktivitetit “Strategy Meeting”, që përfshin udhëtimin dhe akomodimin e stafit të Komisionit për tre ditë dhe dy netë në “Marina Bay” si dhe organizimin e ëorkshopit në sallën e konferencave të njësisë akomoduese.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues i krijuar në kuadër të reformës në drejtësi për të pastruar sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë nga magjistratët e korruptuar me premtimin e rikthimit të besimit të publikut te drejtësia.

Kompania ALBSIG sh.a është një prej dhjetra kompanive të biznesmenit Shefqet Kastrati me interesa ekonomike në biznesin e hidrokarbureve, biznesin e ndërtimit, hotelerisë si dhe përfitues i disa koncesioneve gjatë qeverisë “Rama” për menaxhimin e aeroporteve, porteve dhe mirëmbajtjes së rrugës së Kombit.

Marrëveshja e mësipërme nuk është e vetmja e nënshkruar mes Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kompanisë së sigurimeve, ALBSIG. Më herët në korrik 2020, mes KPK dhe ALBSIG u nënshkrua një kontratë me vlerë 4.4 milionë lekë për sigurimin e shëndetit të këshilltarëve, familjarëve të komisionerëve dhe stafit administrativ të KPK.

Përgjatë mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, qindra magjistratë kanë dhënë llogari dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë KPK, refuzoi për tre vjet që t’i nënshtrohen të njëjtit standard.

Kujtojmë KPK drejtohej nga motra e ministres e Belinda Balluku, Pamela Qirko. Kjo e shpjegon lidhjen e oligarkut me sponsorizimin e KPK.

Etiketa: Kryesore1Shefqet Kastrativetingu

Lajme të lidhura

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij
Aktualitet

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij

23:33 - 28/05/26
Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta
Aktualitet

Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta

21:58 - 28/05/26
Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë
Aktualitet

Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë

21:44 - 28/05/26
Para
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj merret në pyetje në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj merret në pyetje në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij
Aktualitet

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij

23:33 - 28/05/26

Tre persona janë ekstraduar nga dhe drejt Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit. Nga Italia në Shqipëri u...

Lexo më shumë
Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta

Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta

21:58 - 28/05/26
Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë

Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë

21:44 - 28/05/26
Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja

21:06 - 28/05/26
Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë

Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë

20:54 - 28/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com