Në vitin 2018, opozita e asaj kohe akuzoi Taulant Ballën, i cili mbante pozicionin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, se kishte një lidhje të ngushtë dhe ortakërie me një trafikant ndërkombëtarë droge, më të cilin kishte qenë të paktën në 57 udhëtime jashtë vendit, njëri prej tyre në avion privat.
Sipas opozitës miqësia e Taulant Ballës dhe Edmond Begos ishte aq e fortë, sa biznesmeni i dënuar për trafik droge kishte arritur të fitonte tendera miliona euro kryesisht në zonën e deputetit, edhe pse ligji e ndalonte një të dënuar të marrë pjesë në tendera publik.
Të gjithë e njihnin miqësinë e Ballës me Begon, madje edhe opozita dështoi të provoi publikisht lidhjen e tyre edhe pse paraqiti fakte nga sistemi TIMS, sepse deputeti socialist argumentoi se të gjithë fluturimet ishin një rastësi e habitshme dhe duke ju referuar numrit, rezulton se janë jo pak, por 57 episode “të rastësishme”.
Thonë që rastësia është mbret i botës, por ekskluzive.al krejt “rastësisht” i kanë rënë në dorë disa dokumenta zyrtare të cilat provojnë, se Taulant Balla jo vetëm që gënjen për raportin me narkotrafikantin Edmond Bego, por se ai jeton prej disa vitesh, bashkë me gruan dhe fëmijët në shtëpinë luksoze të narkotrafikantit.
Ekskluzive.al ka zbardhur dokumentat që faktojnë, se apartamenti ku jeton Taulant Balla sëbashku me familjen, është blerë nga narkotrafikanti Mond Bega si administratorë i shoqërisë “Inerte Expres sh.p.k” më datë 3 Nëntor 2017. Apartamentin 203.55 m2 dhe garazhdin 38.67 m2, firma e Edmond Begos ia ka blerë shitësit “SPAR Albania sh.p.k” në vlerën 284.970 euro.
Një pjesë e kontratës ku provohet se Edmond Bego është pronari i apartamentit 400 mijë euro kur jeton nr. 2 i PS-së Taulant Balla
Por çfarë deklaronte Taulant Balla për njohjen e tij me Edmond Begon
Pas akuzave të opozitës Taulant Balla fillimisht mohoi lidhjen me Edmond Begon, duke i cilësuar akuzat e PD-së si të fabrikuara dhe manipulime të pavërteta me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Madje Balla kërcënoi opozitën se akuzat do t’i conte në prokurori. Më pas Balla solli dhe disa fluturime të liderit të PD-së Lulzim Basha në të njëjtin avion me biznesmenin Edmond Bego. Për sa na përket ne, mendojmë se dhe këto fluturimet e ish-liderit të PD-së me biznesmenin nuk janë rastësi.
Asaj kohe Balla i bëri thirrje PD, se nëse ka ndonjë provë për akuzat t’i drejtohet prokurorisë dhe t’ia lërë në dorë drejtësisë: “Nëse drejtësia gjen që ka ndërhyrje të tilla, personat që kanë përgjegjësi të dënohen ashpërsisht, por kjo strategji nuk e çon PD-në askund për sa kohë nuk bën një kallëzim.”
I pyetur në lidhje me përgjegjësinë sa i takon anës morale, nr.2 i Partisë Socialiste në lidhje miqësie me një person që është i akuzuar si një ndër anëtarët e bandave më famëkeqe në Shqipëri, Balla dha këtë përgjigje: “E para njëherë është që unë nuk di se ku e keni gjetur ju shprehjen “ka miqësi”. Nuk është e vërtetë kjo. Unë di them vetëm kaq, që në jetën tonë të përditshme… edhe unë nuk e di dëshminë tuaj të penalitetit. Secili nga ne mban përgjegjësi personale.”
Apartamenti dhuratë për Taulant Ballën, fshehja e të ardhurave nga kompania dhe shmangia nga detyrimet
Dokumentat e siguruara nga ekskluzive.al dëshmojnë se “Interte Ekspres” e ka blerë apartamentin jo në vlerën reale, edhe pasi çmimi referencës e përcakton qartë kush është minimumi i vlerës për metër katrorë në një nga zonat më të shtrenjta dhe ndërtimet më elitare të Tiranës. Pra një apartament që kushton me çmim reference për të evituar abuzimet 1700-1800 euro m2, biznesmeni e ka blerë atë me 1100 euro m2. Pra një apartament 204 metra katrorë dhe një parking gjigand prej 38 m2, do të kushtonte me çmim tregu të paktën 400 mijë euro.
Burimet për ekskluzive.al pohojnë se Bego i ka paguar nën dorë firmës shumën prej rreth 140 mijë euro për blerjen e apartamentit, i cili sipas çmimit të referencës ka një vlerë shumë më të lartë se sa në marrëveshjen kontraktuale midis shitësit dhe blerësit. Po të njëjtat burime konfirmojnë se Taulant Balla ka shpenzuar edhe 50 mijë euro për mobilimin e apartamentit pranë kompanisë “Euro Biçaku”.
E rrethuar me të kuqe apartamenti i Taulant Ballës në pallatin elitar Ambasador 3 pranë stadiumit Arena Kombëtare
Mosdeklarimi i vlerës reale të apartamentit është një skemë e përdorur rëndom nga kompanitë e ndërtimit në Shqipëri, ku shitësi dhe blerësi bëjnë marrëveshje midis njëri tjetrit kur: blerësi nuk e justifikon dot vlerën e lartë të blerjes së apartamentit, burimet e tij janë të paligjshme, ose qëllimi i tij është rishitja e apartamentit në vlerë më të lartë dhe reale të tregut me qëllim pastrimin e parave të pista.
Ndërsa nga ana tjetër, duke qenë se klientët potencial të ndërtuesve të rezidencave luksoze, vilave dhe apartamenteve disa qindra mijëra euro janë kryesisht ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të korruptuar, apo në rastin me ekstrem trafikantë dhe kriminelë, kompania e cila ka si qëllim shitjen e këtyre apartamenteve në një treg që gëlon vetëm paraja e pisët, bënë një sy qorr, për sa kohë shet apartamente dhe shmang detyrimet dhe taksat që kapin vlera miliona euro në vit./Ekskluzive.al
Discussion about this post