GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Silvinjo mund të rikthejë në skuadër një nga heronjtë e Europianit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Silvinjo mund të rikthejë në skuadër një nga heronjtë e Europianit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forma e mirë dhe garancia në mbrojte po i rrit kuotat Arlind Ajetit për rikthimin e tij në kombetaren shqiptare. Mbrojtësi i qendrës ka bërë një nisje të mirë të sezonit në Superligën rumune me Kluzhin, ku, përveç paraqitjeve të shkëlqyera, në katër ndeshjet e zhvilluara ka shënuar edhe një gol.

Për herë të fundit Ajeti u grumbullua shtatorin e kaluar, kur Edi Reja i besoi një vend titullari në ndeshjen ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve. Tani, një vit më vonë, 29-vjeçari pritet që të rikthehet në ekipin kombëtar nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e shtatorit në kualifikueset e Europianit 2024, që do të zhvillohet në Gjermani verën e ardhshme.

Situata- Edhe pse me ulje e ngritje në vitet e fundit, Ajetin e favorizon eksperienca që ka. Ai ka luajtur në Serinë A, Serinë B, apo edhe në Europianin e 2016-ës, ku Shqipëria mori pjesë. Ndërkohë, sezonin e kaluar ishte një edicion i mirë për të, pasi me Pordenonen në Serinë C luajti 33 ndeshje dhe shënoi 6 gola, rekord personal për një sezon. Jo më kot erdhi transferimi te Kluzhi, aty ku mbrojtësi po shfaq një formë të mirë në javët e para dhe është bërë menjëherë një pikë kyçe në repartin e mbrojtjes për ekipin rumun.

Shanset Duke ditur që kundërshtarët e radhës, si Çekia dhe Polonia, janë të fortë në luftën në ajër, Ajeti mund të themi se është mbrojtësi i duhur për të neutralizuar një rival me një mënyrë të tillë loje. Ai është një pikë e fortë në goditjet standarde, si në fazën mbrojtëse, por edhe kur ato janë në favorin tonë, me kërcimin e tij gjen shpesh golin me kokë. Kështu Silvinjo ka menduar që t’i japë një shans Arlind Ajetit për dy përballjet e radhës, që janë tepër të rëndësishme për fatet e Shqipërisë në këto kualifikuese, me Çekinë më 7 shtator dhe Poloninë tri ditë më vonë.

Konkurenca- Aktualisht në mbrojtjen kuqezi, lojtarët që Silvinjo pritet t’u besojë janë Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Frederik Veseli, ndërkohë që në pikëpyetje për këto dy ndeshje është i riu Adrian Bajrami. Marash Kumbulla është i dëmtuar, ndërsa Enea Mihaj nuk dihet nëse ka ndonjë shqetësim, pasi në dy ndeshjet e para të Famalikaos, klubit të tij në Superligën portugeze, nuk ka qenë i grumbulluar me ekipin. Kështu që për Ajetin do të ketë më shumë hapësirë në listën që braziliani pritet të publikojë këtë fundjavë.

Etiketa: Silvinjoskuadër

Lajme të lidhura

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu
Breaking Views

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar
Sport

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

20:00 - 08/11/26
Para
I bëri pazar prostitutës/ Debati për 4 euro, vrite mjekun në hotel

I bëri pazar prostitutës/ Debati për 4 euro, vrite mjekun në hotel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26

Old Trafford u bë skena e një ndeshjeje spektakolare me gola të shumtë ku përballë u vunë Manchester United dhe...

Lexo më shumë
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com