GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëme të mëdha nga zjarri në Priskë, një shtëpi e djegur dhe familje të evakuuara, shkrumbohen pyje dhe ullishte

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Dëme të mëdha nga zjarri në Priskë, një shtëpi e djegur dhe familje të evakuuara, shkrumbohen pyje dhe ullishte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zjarri që prej ditësh vijon të jetë aktiv në zonën e Priskës së Madhe ka marrë përmasa më të mëdha dhe është përhapur edhe në drejtim të Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pronat e tyre.

lakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe ullishte, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të përhapjes së vatrave.

Raportohet se është djegur edhe një shtepi e pabanuar, ndërsa tre familje janë evakuar për arsye sigurie.

Sipas banorëve të zonës, dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat pyjore të përfshira nga flakët dhe dyshohet se një pjesë e tyre mund të kenë ngordhur.

Gjithashtu, në zonë shquhet edhe një makinë e djegur plotësisht, teksa nuk dihet nëse ka qenë e braktisur apo ende në përdorimin e ndonjërit prej banorëve.

Përballë përhapjes së zjarrit, ndërhyrja po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Dy helikopterë janë angazhuar në operacion, duke marrë ujë nga Liqeni i Farkës dhe duke ndërhyrë mbi vatrat e zjarrit.

Ndërkohë, forcat tokësore ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa përhapja e zjarrit në drejtim të Lundrës ka shtuar shqetësimin për banorët e zonës, teksa tymi ka shkaktuar mjaft shqetësime për ta.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Priske e Madhezjarri

Lajme të lidhura

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim
Botë

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
Para
Federata holandeze e futbollit, emëron Xavi Hernandes si trajnerin e ri të ‘tulipanëve’

Federata holandeze e futbollit, emëron Xavi Hernandes si trajnerin e ri të 'tulipanëve'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com