GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Situata në LSI, ish-deputetja tregon nëse Meta do rikthehet në krye të partisë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata në LSI, ish-deputetja tregon nëse Meta do rikthehet në krye të partisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizja Socialiste për Integrim u rikthye në Kuvend pas thuajse dy vjetësh, që nga momenti që hoqi dorë nga mandatet sëbashku me PD, në shkurt 2019.

Këtë sesion parlamentar LSI hyri në Kuvend vetëm me vetëm katër deputetë, një numër i pamjaftueshëm për formimin e një grupi parlamentar. Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj u shpreh në ABCnews se LSI nuk i ka kërkuar deputetë hua PD-së, pasi gjykon se mund të bëjë opozitë edhe me numrin e përfaqësuesve që ajo siguroi nga zgjedhjet e 25 prillit.

Mehmetaj theksoi se edhe një deputet i vetëm mund të bëjë opozitë duke ngritur kauza në parlament, ndërsa strukturimin në grupe parlamentare e cilësoi një çështje teknike që sipas saj nuk do e pengojë LSI-në në misionin e saj.

“LSI nuk i ka kërkuar PD-së deputetë hua për të kërkuar një grup parlamentar. Jemi futur në Kuvend me katër deputetë. Gjykojmë që për të bërë opozitë në parlament, nuk është domosdoshmëri për të pasur grup parlamentar. Edhe një deputet I vetëm jo më katër, mund të ngrenë nisma shumë më tepër se një grup me 50-60 deputetë. Ne kemi për të përfaqësuar 107 mijë votat e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë që meritojnë të njëjtën vëmendje. Nuk do jetë shqetësim për ndjekësit tanë nëse jemi një grup parlamentar apo jo.

Të gjithë mekanizmat parlamenti ia ofron edhe një deputeti tjetër. Grupi parlamentar mund të ketë facilitete teknike. Kjo është zgjedhja që LSI ka bërë. Nuk jemi në një situatë kur PD nuk na ka dhënë deputetë por ne nuk kemi kërkuar. LSI edhe përpara zgjedhjeve nuk i ka kërkuar Bashës përfaqësues në lista. Ne kemi qenë të bindur. Ka vetëm një pikë që na vazhdon me Bashën, që të mos tradhtojmë kauzën opozitare. LSI nuk e ka tradhtuar asnjëherë këtë kauzë”, u shpreh ajo.

Ajo përjashtoi bashkëpunimin me PS, ndërsa edhe njëherë shprehu publikisht votën e katër deputetëve të LSI kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi, duke bërë që emrat e dy votave që u bashkuan me PS të mbeten enigmë.

“LSI është kundër modelit qeverisës së Partisë Socialiste. Nuk kemi asnjë arsye që ne prej nesh të votojë pro Nikollës. Mendoj që në këtë pozicion LSI mban qëndrimet esaj dhe nuk ka asnjë arsye të hedhë një votë më pak apo më tepër. Edhe kur u votua për Ruçin, LSI nuk ka marrë pjesë në votim, por sërish Ruçi mori më shumë vota”, u shpreh ajo.

Lidhur me rikthimin e mundshëm të Ilir Metës në krye të LSI, Mehmetaj deklaroi se kjo është një çështje që mund të diskutohet pas korrikut 2022, duke shprehur bindjen se Gjykata Kushtetuese nuk do votojë pro shkarkimit të tij.

“Ilir Meta është president. Për sa kohë nuk kemi një vendim të gjykatës Kushtetuese që mendoj se nuk do jetë kundra tij. Për sa kohë është president e respektojmë si president. Ai ka themeluar LSI-në. Ne nuk kemi dyshimin më të vogël për të pranuar apo jo atë që ka themeluar LSI-në. Deri në korrik të vitit të ardhshëm duhet të respektojmë rolin e presidentit”, u shpreh Mehmetaj.

Etiketa: Kejdi MehemtajLSI

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para
Rrëmbimi i mësuesve turq nga Kosova, gjykata “nuk fal” zyrtarët që shkelën ligjin

Rrëmbimi i mësuesve turq nga Kosova, gjykata “nuk fal” zyrtarët që shkelën ligjin

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com