GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sjellja e gabuar e spektatorëve dhe shkelja e rregullores, Komisioni i Disiplinës ‘mbyt’ klubet në gjoba

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Sjellja e gabuar e spektatorëve dhe shkelja e rregullores, Komisioni i Disiplinës ‘mbyt’ klubet në gjoba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar masat për shkeljet e bëra javën që shkoi në kampionatet shqiptare.

Shtatë klube janë gjobitur me nga 50,000 lekë të reja për shkak të shkeljeve të rregullores apo prej sjelljes së gabuar të spektatorëve në ndeshje.

Engnatia dhe Tirana nga klubet e Superligës kanë marrë këtë masë prej spektatorëve, ndërsa Teuta dhe Partizani janë gjobitur për shkak se nuk kanë vendosur stemën e Abissnet Superiore në mëngën e djathtë të fanellave të lojës.

Ndërsa ka pasur edhe pezullime të lojtarëve me disa takime për shkak të protestave ndaj vendimeve të gjyqtarit të ndeshjes.

Të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës:/K.T/Gijotina.com  

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Shkumbini, Arvist Gjata, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Klosi, Ardit Kadiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i K.F Murlani, Kujtim Shaba, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i SHS Përmeti, Leonard Sopellani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Këlcyra, Orgest Todhe, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Gramozi, Ilirjan Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Elbasani U-19, Gazmend Filja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Butrinti U-19, Ilir Prenga, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Apolonia – Femra, Egzona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së A.F. Luftëtari, në lidhje me lojtarin Shefqet Boni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Etiketa: gjobakomisioni i disiplines

Lajme të lidhura

Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin
Sport

Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

19:00 - 02/11/26
Rolando Maran “fërkon” duart: Ernest Muçi “flakë” në Turqi, protagonistë edhe Shpendi me Tucin
Sport

Rolando Maran “fërkon” duart: Ernest Muçi “flakë” në Turqi, protagonistë edhe Shpendi me Tucin

15:31 - 02/11/26
Etrit Berisha përjeton momente të mira në Suedi, portieri i Kombëtares i shkel “syrin” rekordit historik
Sport

Etrit Berisha përjeton momente të mira në Suedi, portieri i Kombëtares i shkel “syrin” rekordit historik

14:50 - 02/11/26
Para
Rikthehet kampionati i femrave në vendin tonë, zbuloni sfidat e javës së parë

Rikthehet kampionati i femrave në vendin tonë, zbuloni sfidat e javës së parë

TË FUNDIT

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai
Aktualitet

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

20:16 - 02/11/26

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur të lërë në paraburgim për 30 ditë B. D., i dyshuar për vrasje të...

Lexo më shumë
KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

20:10 - 02/11/26
Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan pas pyetjeve për korrupsionin dhe projektet e Kushner (Video e emisionit të plotë)

Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan pas pyetjeve për korrupsionin dhe projektet e Kushner (Video e emisionit të plotë)

19:55 - 02/11/26
Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës

Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës

19:36 - 02/11/26
Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

19:19 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com