GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali i çarterit/ Berisha: Rama do hetohet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i çarterit/ Berisha: Rama do hetohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në mbledhjen e grupit parlamentar, se pavarësisht përpjekjeve që po bëhen, kryeministri Edi Rama do i nënshtrohet hetimit për skandalin e fluturimeve me çarter.

“Ligji parashikon, Kushtetuta parashikon kontrollin e pushtetit nga opozita, parashikon komisionet hetimore parlamentare. Në këtë kontekst, u mblodhën firmat dhe u dorëzua kërkesa për të hetuar Edi Ramën. Sepse një njeri, që kryen 136 udhëtime me çarter, në një kohë kur qytetarët e tij, me mijëra e mijëra rrezikojnë jetën në gomone, është i degraduar në çdo lloj aspekti.

Nuk po flas për transportin që bën avioni i tij të parave dhe lëndëve të tjera, nuk po ndalem këtu. Nuk po ndalem këtu në fluturimet e tij që janë para Ismailit, që janë në hetim absolut ndërkombëtar, jo në një, por në dy vende. Që ai ka pasur Duçkën e tij drejtor aty ai.

Edhe këtu mund të ndalemi, por ne po ndalemi në 136 fluturime, 22 milionë euro. Dhe duhet të ndalemi. Në çdo vend të botës, ky përbën një superskandal.

Cila është përgjigja? Përgjigja është, e rrëzojmë në kryesi, ku nuk kanë asnjë kompetencë për rrëzimin e saj. Ajo është e drejtë e patjetërsueshme e deputetëve. I ka dhënë përgjigje përfundimtare Gjykata Kushtetuese, edhe në person për Edi Ramën.

Ky nuk do të na lejojë ne të hetojmë. Ne do e hetojmë atë në çdo qelizë. Do e hetojmë në gjithçka, do e hetojmë në çdo gjë që dyshohet se janë vjedhur taksapaguesit shqiptarë,” tha Berisha.

“U ndala te këto për të theksuar detyrat e rëndësishme që kemi si grup parlamentar për të mbrojtur Kushtetutën, për të justifikuar besimin e 620 mijë votuesve që kanë votuar kundër Edi Ramës, që ai kërkon me përjashtime, të asgjësojë përfaqësimin e këtyre 620 mijë votuesve.

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë punën tonë, të shumëfishojmë përpjekjet tona në parlament. Ta shndërrojmë parlamentin në tribunën më të fuqishme të mbrojtjes së interesave të qytetarëve. Të përpjekjeve më të mëdha për zgjedhjet e 14 majit, të sigurtë drejt fitores.

U ndala në këtë analizë për të theksuar se çfarë analize jetike ka veprimtaria jonë këtë vit, jo vetëm për PD-në, për shoqërinë shqiptare, për kombin shqiptar”.

Etiketa: carteritRamaskandali

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
Deputeti ikën nga Meta, bashkohet me Partinë Socialiste

Situata ekonomike, Meta: PPP-të kanë dalë jashtë kontrollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com