GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sot hyn në fuqi ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm TPL, ja si do të funksionojë sistemi bonus-malus

08:54 - 01/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot hyn në fuqi ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm TPL, ja si do të funksionojë sistemi bonus-malus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hyn sot në fuqi, Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili parashikon disa ndryshime të rëndësishme, si:

  • Shkurtimin e afatit të pagesës së dëmeve, uljen e kostove për të siguruarit dhe uljen e shpenzimeve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit me anë të nënshkrimit të “Raportit Evropian të Aksidenteve” për dëmet me vlerë deri në 30,000 lekë. Përmes plotësimit dhe nënshkrimit të formularit të posaçëm (Raporti Evropian i Aksidenteve), i cili do t’i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit në momentin kur ai blen policën e sigurimit, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për zgjidhjen me mirëkuptim të ngjarjes. Ky raport i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve nënkupton që aksidenti ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. Raporti i plotësuar dhe i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident i bashkangjitet kërkesës për dëmshpërblim, e cila sipas ndryshimeve ligjore tashmë nuk do të trajtohet brenda 30 ditëve nga shoqëria, por për 14 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit.
  • Përmirësimin dhe saktësimin e procedurave dhe afateve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit. Në projektligj parashikohet që afatet për trajtimin dhe pagesën e dëmshpërblimit të jenë:
  • 90 ditë për dëme ndaj personit;
  • 30 ditë për dëme ndaj pronës; si dhe
  • 14 ditë për dëme ndaj pronës me vlerë deri në 100,000 lekë.

Gjithashtu saktësohen afatet, duke përcaktuar se data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim është data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues. Në rastin kur kërkesa e paraqitur nuk është e plotë, është parashikuar detyrimi i shoqërisë për t’ju drejtuar me shkrim konsumatorit, për plotësimin e dokumentacionit, brenda 8 ditëve pas pranimit të kërkesës. Ligji parashikon edhe afatin për kryerjen e pagesës së dëmit nga shoqëria e sigurimit, që është brenda 14 ditëve, pasi ka përfunduar trajtimi i kërkesës.

  • Adresohen problematikat e deritanishme të Byrosë Shqiptare të Sigurimit dhe ngërçi me Fondin e Kompensimit. Në ligj është parashikuar e drejta e shoqërisë së sigurimit që të kryejë funksionet e entit kompensues, për trajtimin dhe pagesën e dëmeve ndaj pronës apo ndaj personit të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe parashikimi për rastet që trajtohen direkt nga Byroja. Kështu, nëse një i siguruar te shoqëria e sigurimit X ose personi që ndodhet në këtë mjet, pëson një aksident shkaktuar nga një mjet i pasiguruar, ose nga dikush që largohet nga vendngjarja, rasti nuk shkon më automatikisht te Byroja Shqiptare e Sigurimit për t’u trajtuar si Fond Kompensimi, por të dëmtuarit (përfituesit) i lind e drejta që kompensimin t’ia kërkojë direkt shoqërisë që ka lëshuar policën e sigurimit. Ndërsa për rastet që trajtohen dhe paguhen nga Byroja, krijohet Fondi i Kompensimit, i cili sipas ndryshimeve ligjore ka në çdo moment si fond garancie një vlerë minimale prej 150 milionë lekësh.
  • Rritja e masës së dëmshpërblimit që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit në 1 korrik dhe pastaj në mënyrë graduale, duke filluar nga 1 janari 2022 deri në datë 31 dhjetor 2026. Në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit parashikohet një rritje me 50% të limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës, (nga 10 në 15 milionë lekë), të rreth 85% të mjeteve motorike. Gjithashtu parashikohet një rritje me 33% të limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot (nga 15 në 20 milionë lekë). Limiti për person në një ngjarje sigurimi parashikohet të rritet me 10% (nga 20 në 22 milionë lekë) dhe më 31.12.2026 shkon nga 22 milionë lekë në 32 milionë lekë, duke u rritur me 60%. Limiti për ngjarje sigurimi në harkun 5 vjeçar për dëme pasurore dhe jopasurore do të rritet me 37.6% (nga 54.5 milionë në 75 milionë lekë)
Etiketa: ligj i riTPL

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Operacioni “Bregdeti Ynë” në Durrës/ Procedohen 7 administratorë, hiqen qindra shezlongë dhe çadra

Operacioni “Bregdeti Ynë” në Durrës/ Procedohen 7 administratorë, hiqen qindra shezlongë dhe çadra

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com