GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Stadiumi i Kukësit drejt inaugurimit, Duka: Vepër fantastike!

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Stadiumi i Kukësit drejt inaugurimit, Duka: Vepër fantastike!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një lajm i mirë për futbollin shqiptar e veçanërisht për atë kuksian, që tashmë do të ketë një impiant modern i ndërtuar falë një investimi 50% i FSHF-së dhe 50% nga Qeveria shqiptare. Stadiumi i ri i Kukësit, një vepër madhore infrastrukturore e futbollit shqiptar, do të jetë gati për të pritur ndeshjet e futbollit brenda pak ditësh. Stadiumin e kanë vizituar sot Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjici, dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, të cilët kanë inspektuar punimet dhe janë shprehur mjaft të kënaqur me standardet që ky impiant do të ofrojë për futbollin. Duke folur për median, Presidenti i FSHF-së theksoi se kemi të bëjmë me një vepër fantastike të ndërtuar në një periudhë të vështirë pandemie e që plotëson të gjitha nevojat për të pritur ndeshje te rëndësishme të nivelit ndërkombëtar.

“Për mua kompania dhe bashkia në bashkëpunim me të gjithë kanë sfiduar kohën. Jetojmë në kohë të vështira, në kohë pandemie dhe kemi realizuar një vepër fantastike, që do të ishte e denjë për çdo qytet europian, jo vetëm në Kukës, për çdo lloj skuadre, me një kapacitet modest, por që i përgjigjet nevojave të Kukësit me të gjithë ambientet, më shumë se sa të domosdoshme do të thoja, për skuadrat. Kushte fantastike për mediat, për spektatorët, ky është një objekt për t’u surprizuar që mund ta gjesh në këtë Shqipëri apo në Kukës. Me këtë rast do të doja t’i falënderoja të gjithë, do të doja të doja të falënderoja Kryetarin e Bashkisë Kukës dhe presidentin e nderit të klubit të Kukësit, për mbështetjen, për ndjekjen e vazhdueshme të punimeve, kompaninë që ka punuar me kualitet, të gjithë ata që janë marrë me projektin e stadiumit dhe padyshim qeverinë shqiptare dhe FSHF-në që kanë financuar këtë objekt të shkëlqyer për futbollin kuksian”, – tha Presidenti Duka, duke shtuar se projektet e FSHF-së për mbështetjen e futbollit në Kukës vazhdojnë me ndërtimin e disa fushave të tjera për të cilat puna tashmë ka nisur. Gjithashtu, Duka tha se inaugurimi i stadiumit do të jetë brenda një kohë të shkurtër.

“Projektet tona në Kukës nuk përfundojnë këtu, vazhdojnë me fushën pas stadiumit që e kemi kontraktuar tashmë, puna vazhdon dhe besoj që do të përfundojë muajin e ardhshëm bashkë me tapeti artificial dhe do të vazhdojmë me ndërtimin e një apo dy fushave me bar natyral. Besoj se me këto investime kemi siguruar të ardhmen e futbollit për të paktën 10 vitet e ardhshme në Kukës. Në stadiumi çdo gjë është gati, të gjithë sistemet, pajisjet, çdo gjë perfekt bashkë ma parkimin. E vetmja gjë që pritet është fusha, që për arsye të temperaturave shumë të ulëta që kanë qenë kohët e fundit në Kukës nuk e kanë lënë që të zhvillohen rrënjët e barit. Pritet që temperaturat të rriten dhe besoj që në 10 ditë të jetë gati për t’u inauguruar”, – deklaroi Presidenti i FSHF-së.
Edhe kryetari i Bashksië Kukës, Safet Gjici, ka falënderuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidenti Duka së bashku me qeverinë për këtë investim madhor që është realizimi i një ëndrre për futbollin kuksian.

“Në radhë të parë dua të uroj Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për rizgjedhjen e tij me një mandat tjetër. Realisht këto vepra tregojnë që Presidenti dhe FSHF padiskutim që kanë mirënjohjen e popullit të Kukësit, por padiskutim që ka mirënjohjen e jashtëzakonshme Kryeministri Rama bashkë me qeverinë e tij, sepse ka qenë fjala e dhënë dhe e mbajtur për të bashkë financuar 50% me 50% me FSHF-në dhe u realizua pra kjo vepër që për ne, për çdo kuksian ishte një ëndërr realizimi një stadiumi me këto standarde, që sot patëm nderin ta inspektojmë me Presidentin e FSHF-së. Besoj që ky stadium i plotëson të gjitha standardet e UEFA-s për të luajtur jo vetëm ndeshjet e kampionatit shqiptar, por edhe ndeshjet e kupave të Europës, kudo që Kukësi të marrë pjesë, por edhe ekipet kombëtare të moshave”, – deklaroi kryebashkiaku Gjici, i cili është njëkohësisht edhe Presidenti nderi i klubit të Kukësit.

 

 

Etiketa: Armando DukafantastikeinagurimKukesitstadiumiveper

Lajme të lidhura

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin
Sport

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Anglia do kryesimin e grupit, Kroacia bën “llogaritë” me Ganën surprizuese!
Sport

Anglia do kryesimin e grupit, Kroacia bën “llogaritë” me Ganën surprizuese!

11:31 - 27/06/26
Përcaktohen nëntë çiftet e para të fazës së 1/16-ve, nuk mungojnë edhe duelet e mëdha
Sport

Përcaktohen nëntë çiftet e para të fazës së 1/16-ve, nuk mungojnë edhe duelet e mëdha

11:18 - 27/06/26
Para
Foto/ Dhunuan protestuesit, prokuroria nis hetimet ndaj policëve

Foto/ Dhunuan protestuesit, prokuroria nis hetimet ndaj policëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet