GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Subashi harxhon 177 MLN lekë për beton, kontrata 2-vjeçare pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, nuk ndalet me abuzimet e tenderëve, edhe pse është vënë në rreth nga SPAK-u

Kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, nuk ndalet me abuzimet e tenderëve, edhe pse është vënë në rreth nga SPAK-u

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, nuk ndalet me abuzimet e tenderëve, edhe pse është vënë në rreth nga SPAK-u për skandalin me Inceneratorin. Ndërkohë prokurimet e tij mbajnë vlera të larta, por janë të padobishme për qytetarët. Këtë herë ai ka planifikuar të shpenzojë 177 milionë lekë për beton.

Tenderi është mbyllur me datë 6 prill 2023 dhe ka si objekt “Blerje beton M.150 dhe M.200”. Për këtë prokurim kanë paraqitur oferta dy kompani “GENERAL BETON” SHPK dhe “LLAZO” SHPK. Të dyja me fond 154 milionë lekë, por kjo e fundit është skualifikuar që në fazën e vlerësimit të ofertave, me justifikimin se shitjet e mëparshme që ka bërë kanë pasur vlerë më të ulët.

Normal, që Subashi po kërkon të shpenzojë sa më shumë për 2000 m3 beton dhe nga kjo të pikojë edhe tek xhepat e tij.

Kështu në garë mbeti vetëm firma GENERAL BETON” SHPK në pronësi të  Gramoz Caushajt. Kompania e tij përfitoi kontratën pa garë, pasi autoriteti kontraktor veproi në kundërshtim me ligjin e prokurimeve. Që ka si kriter konkurrencën dhe kursimin e fondeve publike.

Sakaq, në dokumente nuk përcaktohet se ku do të përdoret kjo sasi betoni, që do të blihet në këto dy vite. Në këtë pikë lindi dyshime sepse për betonin e rrugëve, Subashi bënë tenderë më vete.

Nuk është çudi që këto para të mos të shpenzohen vërtet për beton! Janë afera të pritshme nga një kryebashkiak si Armando Subashi. I cili po mundohet t’i shpëtojë edhe aferës së inceneratorit dhe që ndodhet në ditët e fundit të mandatit.

Kujtojmë se në vitin që lamë pas, pesë nga 11 personat e akuzuar për përfshirje në aferën e inceneratorit të Fierit, u lanë në qeli nga Gjykata e Posaçme. Në listën e personave të prangosur është pronari i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në landfillin e Fierit. Por, në hetimet për inceneratorin e Fierit nuk mungon edhe një aktor i dorës së parë, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Për kryebashkiakun ka një kallëzim në SPAK, i cili është publikuar pak muaj më parë nga Gijotina.com.

Lexo edhe:Armando Subashi pazare për klorin e rrezikshëm/ KPP i rrëzon tenderin 103 mln lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimrrugeSubashitendervjdhje

Lajme të lidhura

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura
Breaking Views

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

16:41 - 29/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Para
Lideri kinez fton Putin në Pekin pavarësisht urdhër arrestit

Kremlini i shqetësuar, “vëllai komunist” po tradhton?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Identifikohet një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë në Rrugën e Kombit, shpallet në kërkim
Aktualitet

Identifikohet një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë në Rrugën e Kombit, shpallet në kërkim

13:50 - 30/10/26

Policia e Lezhës ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të një grabitjeje me armë zjarri, të ndodhur më 31...

Lexo më shumë
“Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Egnatia kryeson me katër futbollistë

“Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Egnatia kryeson me katër futbollistë

13:36 - 30/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë

13:15 - 30/10/26
Berisha: Nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët në protestë kombëtare në mbështetje të revoltës studentore

Berisha: Nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët në protestë kombëtare në mbështetje të revoltës studentore

12:57 - 30/10/26
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës, arrestohet 19-vjeçari! 5 të tjerë nën hetim

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës, arrestohet 19-vjeçari! 5 të tjerë nën hetim

12:46 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com