GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sulmi ndaj sistemit TIMS, deputetët e PD në Komision: Ku shkuan 195 mln euro?

11:57 - 12/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi ndaj sistemit TIMS, deputetët e PD në Komision: Ku shkuan 195 mln euro?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës janë bërë bashkë në Komisionin e Sigurisë dhe kanë rënë dakord që të thërrasin në seancë dëgjimore të gjitha institucionet e sigurisë në vend në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit.

Ka qenë deputeti i PD, Ervin Salianji i cili ka bërë propozimin, duke thënë se mes të ftuarve duhet të jetë edhe kryeministri Rama për të dhënë informacione për këtë sulm. Edhe deputeti tjetër i PD, Flamur Noka kërkoi që të jepen sqarim se ku kanë shkuar 195 mln euro që janë shpenzuar për mirëmbajtjen e sistemeve.

Diskutimet në Komisionin e Sigurisë:

Salianji: Duke qenë në një sulm nga një shtet i huaj, ne e dënojmë sulmin kriminal nga një shtet i huaj, por si komision siguri besoj duhet të biem dakord që mos e bëjmë vetëm ne si opozitë një kërkesë për të pasur në këtë komision, kreun e SHISH, AKSHIN apo përfaqësues nga qeveria, ministri i mbrojtjes mbase në një seancë tjetër apo edhe kryeministri për të informuar për një çështje që është agresion ndaj shtetit dhe nuk mundet që komisioni të mos ketë asnjë informacion deri më sot. Duhet thënë që sipas Microsoft një sulm i nisur që vitin e kaluar, duhet parë sesa të ekspozuar dhe të paaftë jemi ne dhe ku mund të ndihmojë ne që shteti shqiptar mos kthehet në një hallkë e dobët e aleancës. Kështu që kërkoj edhe dakordësinë tuaj për ë pasur një seancë të gjatë me krerët e institucioneve për këtë çështje sensitive dhe ndër më të rëndësishmet që ka kaluar Shqipëria.

Naço: Bie dakord me kërkesën tuaj. Të mblidhet edhe kryesia e komisionit dhe të rakordojmë. Është një çështje sensitive për të gjithë. Nëse duhet të jemi ndonjë ditë bashkë, kjo është dita për të marrë masat dhe për të përballuar këtë agresion kibernetik ndaj shtetit tonë. Një seancë që do jetë me dyer të mbyllura dhe nuk do jetë për publikun.

Noka: Në të njëjtën linjë me Salianjin. Ne po autorizojmë kryesinë e komisionit që ti parashtrojë situatën institucioneve, duke filluar nga AKSHI, duke filluar tek Ministria e Brendshme dhe të gjitha institucionet e sigurisë duhet ti thërrasim një nga një. Çdo kush prej nesh e dënon rëndë një sulm ndaj një shteti anëtar të NATO-s, por do të na duhet të analizojmë edhe problematikat, si u shkaktua kjo situatë. Ne kemi kaluar në këtë komision kontrata me vlera të mëdha që garantonin mbrojtjen nga sulmet dhe jepnin sigurinë kibernetik të gjitha sistemeve të këtij vendi. Fakti që kontratat kapnin shifrën e 195 mln euro dhe përsëri sistemi është i sulmueshëm do të thotë që ka nevojë të jepen shpjegimet ku shkuan paratë, se mos u bënë edhe këto rrush e kumbulla si të tjerat.

 

Etiketa: KomisionNokaPDSalianji

Lajme të lidhura

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve
Breaking Views

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë
Breaking Views

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe
Breaking Views

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26
Para
Samiti Brdo-Brioni/ Begaj: Sulmet e fundit kibernetike, dëshmi e kërcënimeve nga aktorë të tretë

Samiti Brdo-Brioni/ Begaj: Sulmet e fundit kibernetike, dëshmi e kërcënimeve nga aktorë të tretë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com