GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson një lajm jo të mirë për Shqipërinë rënien në indeksin e lirisë së medias me tre pozicione, teksa shpjegon se kjo është rezultat i presioneve qeveritare dhe të pushtetit.

Tabaku nënvizon se vendi po rrëshqet dhe se rënia në indeksin e lirisë së medias nuk është rastësi. Ajo shpjegon se PD ka dhënë kontribut në mbrojtjen e lirisë së medias dhe ka propozuar ndryshime në Kodin penal, që të mos cenohet liria e shprehjes.

“Ndërkohë, opozita ka dhënë kontribut konkret për të mbrojtur lirinë e medias. Partia Demokratike ka propozuar ndryshime në Kodin Penal për të garantuar që legjislacioni të mos cenojë lirinë e shprehjes, të bazuara në shqetësimet e ngritura nga Reporters Without Borders.

Po ashtu, janë depozituar amendamente për dekriminalizimin e shpifjes, në përputhje me standardet europiane”, shkruan Tabaku mes të tjerash.

Postimi: 

Shqipëria po rrëshqet drejt një modeli që nuk ka lidhje me demokracinë funksionale. Një autokraci elektorale, ku zgjedhjet mbahen, por liria e informacionit dhe kontrolli mbi pushtetin zbehen çdo ditë.

Rënia në indeksin e lirisë së medias nuk është rastësi.

Vetëm në një vit, Shqipëria ka humbur edhe 3 vende të tjera, duke konfirmuar një trend të vazhdueshëm përkeqësimi. Në një dekadë, rënia është dramatike.

Kjo është pasojë direkte e presionit politik, ekonomik dhe institucional ndaj mediave dhe gazetarëve.

Ky presion është i përditshëm. Dhe është mënyra si trajtohen gazetarët në publik, mënyra si ndëshkohen ata që bëjnë pyetje të pakëndshme dhe mënyra si krijohet një klimë autocensure.

Vetëm një vit më parë, një televizion kombëtar si News24 u nxor nga ambientet e tij me ndërhyrje të drejtpërdrejtë.

Sot, Shqipëria renditet ndër vendet me presionin më të lartë ekonomik ndaj medias ; një tregues i qartë se reklamat dhe fondet publike përdoren si instrument kontrolli, jo si mbështetje për informimin.

Pak ditë më parë, një tjetër gazetar u sulmua dhe ende nuk ka përgjigje. Kam kërkuar një takim urgjent me Ministrinë dhe Prokurorinë për këtë çështje.

Heshtja është po aq problem sa dhuna. Ndërhyrja politike në media mbetet ndër më të lartat në Europë dhe rajon. Dhe kjo nuk është më vetëm çështje e gazetarëve.

Është çështje e çdo qytetari që ka të drejtë të informohet dhe media është lakmuesi i demokracisë!

Ndërkohë, opozita ka dhënë kontribut konkret për të mbrojtur lirinë e medias.

Partia Demokratike ka propozuar ndryshime në Kodin Penal për të garantuar që legjislacioni të mos cenojë lirinë e shprehjes, të bazuara në shqetësimet e ngritura nga Reporters Without Borders.

Po ashtu, janë depozituar amendamente për dekriminalizimin e shpifjes, në përputhje me standardet europiane.

Sepse liria e medias nuk mbrohet me fjalë. Ajo mbrohet me ligj, me vullnet politik dhe me përgjegjësi.

Kjo është diferenca mes atyre që duan ta kontrollojnë median dhe atyre që duan ta mbrojnë atë.

Etiketa: MEDIATabaku

Lajme të lidhura

‘Revolucioni i Flamingove’ e ka rrënuar imazhin ndërkombëtar të Edi Ramës
Aktualitet

‘Revolucioni i Flamingove’ e ka rrënuar imazhin ndërkombëtar të Edi Ramës

10:43 - 04/07/26
Rama feston ditëlindjen, protestuesit kanë një urim special: Gëzuar Ditëlindjen dhe Fu*k You
Aktualitet

Rama feston ditëlindjen, protestuesit kanë një urim special: Gëzuar Ditëlindjen dhe Fu*k You

10:04 - 04/07/26
Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina të përplasura dhe disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina të përplasura dhe disa të plagosur

09:04 - 04/07/26
Para
Mjekja e Vlorës braktiset nga spitali, djali kujdeset duke pyetur Chat GPT: Zoti ju dënoftë! Dha 57 vite kontribut për ju

Mjekja e Vlorës braktiset nga spitali, djali kujdeset duke pyetur Chat GPT: Zoti ju dënoftë! Dha 57 vite kontribut për ju

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi
Sport

Botërori 2027 për vajza / Përcaktohen datat e play-off-it, Shqipëria e nis sfidën historike në shtëpi

10:50 - 04/07/26

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar datat e ndeshjeve të fazës play-off në Kampionatin Botëror “Brazil 2027”, pas shortit të...

Lexo më shumë
‘Revolucioni i Flamingove’ e ka rrënuar imazhin ndërkombëtar të Edi Ramës

‘Revolucioni i Flamingove’ e ka rrënuar imazhin ndërkombëtar të Edi Ramës

10:43 - 04/07/26
Rama feston ditëlindjen, protestuesit kanë një urim special: Gëzuar Ditëlindjen dhe Fu*k You

Rama feston ditëlindjen, protestuesit kanë një urim special: Gëzuar Ditëlindjen dhe Fu*k You

10:04 - 04/07/26
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Donald Trump: Komunizmi mbetet rreziku më i madh për lirinë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Donald Trump: Komunizmi mbetet rreziku më i madh për lirinë

09:41 - 04/07/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Të gjithë ndjehemi krenarë nga protesta më e bukur që do të shpëtojë Shqipërinë nga qelbësirat!

09:26 - 04/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com