Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në takimin “top sekret” në Aruba.
sali berishaNë një komunikim për gazetarët, pas daljes nga SPAK ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, lideri i demokratëve deklaroi se në dosje ka dalë edhe emri i kryeministrit, duke e cilësuar si “turistin e madh” në ishull.
Berisha akuzoi se dosja e Arubës nuk po shqyrtohet nga SPAK.
“Dhe aty fle dosja e Arubës, ku vetë Edi Rama, se tani më thonë që turisti i madh i Arubës ka qenë vetë Padrinoja. Deri tani nuk e kisha këtë të dhënë. Tani del se në dosje është vetë Padrinoja. Aty flenë dosjet dhe ata mbrohen me ligj. Se ata mbrojnë vjedhjen e votës. Mbrojnë Taulant Ballën që bën marrëveshjen për të arrestuar banda rivale dhe për të marrë 200-300 mijë vota.
Të gjitha këto janë dhe do jenë dosje të drejtësisë së vërtetë. Ndaj dhe njëherë, drejtësia vonon por nuk harron. Ata që shtypin pluralizmin duke përdorur ligjin, ata që bllokojnë rotacionin dhe mbështesin narkoshtetin, ata janë armiq të egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve.”, tha Berisha.










Discussion about this post