GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Takimi Kurti-Vuçiç/ “Lojë kungulleshkash” në kurriz të 3 policëve

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi Kurti-Vuçiç/ “Lojë kungulleshkash” në kurriz të 3 policëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albin Kurti po pret lajme për gjendjen e tre policëve, dhe pastaj do të vendosë nëse do të udhëtojë në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do ta presë vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharit, në lidhje me tre policët Kosovës, të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe, dhe po mbahen në Kralevë, si të paraburgosur.

Kurti tha se pas informacioneve nga kjo vizitë, do të vendos nëse do të shkoj në Bruksel për dialogun apo jo.

“Kam kërkuar takim për javën që shkoi, më patën thënë se duhet të de-eskalohet gjendja, pastaj u kidnapuan tre policët tanë. Eskalimi u shtua dhe vetëm më pas u njoftova për një takimit ë radhës, që sjam i sigurt që është menduar për datën 22 apo 23 qershor për shkak të mesazheve të ndryshme. Dua të pres vizitën e ambasadorit Jetish Jasharit, në burg në Kralevë, kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve që po mbahen peng, po mbahen rob në serbi si hakmarrje, do ta marr vendimin “, ka thënë ai, përcjell Dukagjini.

Kurti bëri të ditur se Jashari do të vizitojë nesër tre policët e Kosovës, të cilët sipas tij po mbahen peng.

“Vizita është menduar për ditën e nesërme, unë do të jem në kontakt me ambasadorin tonë, për të kuptuar gjendjen e policëve po mbahen peng”, ka thënë ai.

Kurti bëri të ditur se për shtensionimin e situatës në veri, ka propozuar që gradualisht të zvogëlohet prania e njësisë speciale rreth objekteve komunale.

“Për shkak se ka ekstremistë të dhunshëm, duhet të ketë polici të Kosovës në këto ndërtesa. Kam kërkuar që gradualisht ta zovgëloj numrin e policëve, por me sundimin e ligjit që bën që policët të përballen me drejtësinë, këtë e kemi propozuar. Për Policinë çdo komunë është e njëjtë, veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetutshmërisë”, tha ai.

Ndryshe, pothuajse të gjithë aleatët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga Serbia, lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të cilët i ka rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mesa duket nuk do të takohen këtë javë, për menaxhimin e krizës ashtu siç dhe ka ftuar kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Asnjëri prej tyre zyrtarisht ende nuk i ka kthyer përgjigje atij, ndërsa Vuçiç ka thënë se e konsideron të pakuptimtë të flasë me kryeministrin Kurti.

Njohës të çështjeve politike thonë se takimi i thirrur nga Borrell mund të ndikonte në shtensionimin e situatës në veri.

Por një lojë e çuditshme me deklaratat e Kurtit dhe Vuçiç duket sikur vijon ironikisht, në dëm të lirimit të 3 policëve të rrëmbyer javën e shkuar.

Etiketa: Albin KurtiDialoguKryesore1Vucic

Lajme të lidhura

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Para
Milionat e sauditëve i mbyllin gojën Messit për shkeljet e njeriut

Milionat e sauditëve i mbyllin gojën Messit për shkeljet e njeriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com