GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tarifat doganore të Trump trondisin botën, bursat në rënie, dollari zhvlerësohet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tarifat doganore të Trump trondisin botën, bursat në rënie, dollari zhvlerësohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tarifat e prezantuara nga Donald Trump do të hyjnë në fuqi në 5 prill por ato dhanë efekte të menjëhershme. Bursat në europë dhe Azi u hapën me ulje. Bursa në Paris u hap me 1.8% ulje, Frankfurti -1.5%, Londra me 1.3 dhe Madridi 1.3 në ulje. Ndërkohë dollari u zhvlerësua menjëherë në raport me monedhat europiane. Monedha amerikane humbi vlerë 1.1% me euron, 0.8% me sterlinën dhe 1.4% me frangën zvicerane.

Evropa reagoi e shqetësuar me tarifat 20 % të prezantuara të mërkurën nga Trump për BE që iu shtohen atyre të mëhershme për çelikun e aluminin dhe tarifave për automjetet. Presidentja e Komisionit Evropian Von Der Leyen shprehu keqardhje për pasojat ekonomike për shtetet dhe qytetarët. Ajo njoftoi se BE po bëhet gati për një reagim por la edhe një herë dorën e shtrirë për bisedime.

‘Duket se nuk ka asnjë rregull apo rrugë të qartë përmes kompleksitetit dhe kaosit që po krijohet teksa të gjithë partnerët tregtarë të SHBA po goditen. Ne tani po përgatitemi për kundërmasa të mëtejshme për të mbrojtur interesat tona. Ka një rrugë alternative. Nuk është vonë për të adresuar këto shqetësime përmes negociatave’, tha Von Der Leyen.

Kryeministri britanik Keri Starmer tha se vendimi i marrë nga SHBA do të ketë një ndikim ekonomik në të gjithë botën. Ai tha se Britania është e gatshme të përgjigjet, mbi të gjitha me qetësinë karakteristike që simbolizon kombin e tyre.

Gjermania shpreson që situata e krijuar të pasohet me negociata të suksesshme midis KE dhe SHBA. Por zëvendëskancelari Robert Habeck thotë se nëse negociatat do të dështojnë do të mbështesin BE për një kundërpërgjigje të qartë të vendosur dhe të ekuilibruar, ndërsa parashikoi se tarifat e reja të prezantuara nga Trump do të shkaktojë recession në shumë shtete.

Macron ende pa një qëndrim pas prezantimit të tarifave do të takojë përfaqësuesit e sektorëve kryesorë të ekonomisë francezëve. Zyra e tij njoftoi se Macron do të takojë pasditen e së enjtes përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm ekonomik në pallatin elize.

Giorgia Meloni anuloi të gjitha angazhimet në agjendën e saj për tu fokusuar vetëm tek mënyra sesi do të përgjigjet Italia me tarifat e reja. Njoftimi u dha nga pallati Chigi në romë. Në qëndrimin e parë pas prezantimit të tarifave ajo theu qëndrimin e saj të ekuilibruar të ditëve të fundit. Kryeministrja italiane I quajti të gabuara tarifat dhe se tani shpreson tashmë tek negociatat.

Kina është superfuqia ekonomike që goditet më tarifat më të larta nga SHBA në nivelin 34%. Në një shënim të publikuar nga Ministria kineze e tregtisë thuhet se Kina i “kundërshton fuqishëm” tarifat e reja amerikane dhe premton “kundërmasa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj”. Pikëpyetja e madhe është si do të zhvillohen negociatat që shumë shtete kërkojnë tani me SHBA, pasi shtëpia e bardhë tha të mërkurën se nuk do të ketë procese negociatash.

Etiketa: Donald TrumpSHBATrump

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë
Botë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26
Para
“Nuk dalim nga NATO”, Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

"Nuk dalim nga NATO", Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com