GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tek ne bashkitë përdorin PPP për mbetjet, rajoni për infrastrukturë

09:37 - 10/05/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
FMN: Kontratat PPP në Shqipëri, të politizuara dhe pa monitorim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pushteti lokal në Shqipëri, dhe përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor, bën pak investime kapitale, të cilat janë të domosdoshme për të përmirësuar jetën e komuniteteve, në krahasim me vendet e BE-së.

Përveç investimeve publike, pushteti vendor në rajon i përdor edhe format e partneritetit publik-privat (PPP) për të realizuar disa shërbime publike ose për të kryer investime, thotë një analizë e fundit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Bashkitë në Shqipëri i përdorin PPP-të për menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet investimeve në inceneratorë.

Bashkitë në Malin e Zi i përdorin PPP-të në infrastrukturën e transportit, në Maqedoninë e Veriut për ndriçimin rrugor dhe ndërtesat publike dhe në Serbi për transportin publik.

Organizata tërheq vëmendjen se PPP-të po luajnë gjithnjë e më shumë një rol vendimtar në aktivitetin e pushtetit vendor, por gjithashtu sugjeron se kjo fushë kërkon më shumë vëmendje ndaj fenomenit të korrupsionit, përfundon raporti.

Sakaq në Shqipëri vitin e fundit shpërtheu një skandal i abuzimit me kontratat koncesionare të PPP-ve në sektorin e mbetjeve dhe kryesisht inceneratoreve. Kontratat të cilat janë ende në hetim nga prokuroria kanë çuar në burg disa zyrtare, por ndërkohë qeveria shqiptarë vazhdon të kryeje pagesat ndaj kontraktoreve me korrektësi.

Transparency International që mat indeksin global të korrupsionit i konsideroi kontratat koncesionare të inceneratorëve raste të korrupsionit madhor ku përveç abuzimit me fondet publike vihet në dukje kapja e shtetit.

Megjithatë, në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, PPP duket se aplikohet për ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës në pushtetin vendor, përveçse në Shqipëri i referohen kryesisht menaxhimit të mbetjeve.

Borxhi dhe huamarrja në nivel lokal duket se lejohen pothuajse në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, me kufizime të caktuara në varësi të të ardhurave aktuale të pushtetit vendor. Përveç kësaj, kreditë afatgjata duhet do të miratohet nga ministritë e financave në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Maqedonisë së Veriut.

Në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, janë vendosur korniza rregullatore për buxhetin e qeverisjes vendore, planifikimin, ekzekutimin dhe monitorimin e buxhetit, menaxhimin e thesarit dhe borxhit.

Mirëpo rezultatet tregojnë se, pavarësisht kornizave ligjore, shpeshherë mungojnë dispozitat të qarta për zbatimin efektiv të buxhetit të qeverisjes vendore. /Monitor

 

Etiketa: mbetjePPP

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
I rrezikshmi kërcënon me jetë një person, shpallet në kërkim policor

I rrezikshmi kërcënon me jetë një person, shpallet në kërkim policor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com