GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 233 MLN lekë, Dredha ia jep rikonstruksionin e 5 shkollave biznesmenit të dënuar për mashtrim

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ermal Dredha ka në agjendë këtë radhë 5 shkolla dhe kopshte që duhen rregulluar.

Ermal Dredha ka në agjendë këtë radhë 5 shkolla dhe kopshte që duhen rregulluar.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur punët publike bëhen shkel e shko, duhet të dalin sërish fonde nga arka e bashkisë dhe prapë tendera. Ermal Dredha ka në agjendë këtë radhë 5 shkolla dhe kopshte që duhen rregulluar. Një pjesë e tyre rezulton se kaluan në rikonstruksion vetëm pak kohë më parë. Më konkretisht, Bashkia Vlorë ka zhvilluar tenderin me objekt. “Rikonstruksioni i kopshteve dhe shkollave (Rikonstruksioni i shkollës “Hasan Pulo”, Orikum, rikonstruksion i kopshtit nr. 14, rikonstruksion i shkollës “Jani Minga”, rikonstruksioni i tualeteve të shkollës “Ismail Qemali”, “15 Tetori” dhe kopshtit Nr. 5)”

Duam të theksojmë që në fillim se për shkollën “Hasan Pulo”,  shkollën “Jani Minga dhe për kopshtin  nr.14 do të bëhet risovatim i mureve dhe i fasadës jashtë, ndërsa për institucionet e tjera do të bëhet rikonstruktim i tualeteve dhe rregullimi i sistemit të ujit.

 

 

Gjithashtu duam të tregojmë që një pjesë e këtyre institucioneve janë rikonstruktuar edhe më parë, por tani do të derdhen sërish para. Marrim rastin e shkollës “Ismail Qemali” e cila në vitin 2018 i është nënshtruar një rehabilitimi, madje punimet u bënë gjatë sezonit mësimor dhe nxënësit u detyruan të zhvillojnë mësim me turne në shkolla tjera.

Por në atë vit paskan harruar të rregullojnë tualetet dhe po i kthehen sërish punës. Prapë punime në mesin e sezonit mësimor!

Tender i parregullt

Ky tender është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamurin e Kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit. Janë 8 kompani kanë shfaqur interes për këtë tender ku prokurohen 233 milion lekë vetëm për lyerje fasadash.

Gjithsesi Dredha e kishte përzgjedhur fituesin e kësaj torte që do ketë vetëm 3 muaj punë. Komisioni i Vlerësimit skualifikoi 5 ofertat e tjera dhe la të vlefshme vetëm ofertën e firmës “KOMBEAS” SHA. Nga të gjithë operatorët 2 N sh.p.k kishte edhe ofertën më të ulët se fituesi, por është fshirë nga gara me argumentin se ka mungesë dokumentacionesh.

Kështu pa konkurrent fare u bë publik fituesi “KOMBEAS” SHA, në pronësi të biznesmenit Mhill Ndreca me përqindjen më të madhe të aksioneve dhe të dy biznesmenëve të tjerë.

 

Kujt ia jep paratë Dredha?

Ndreca është një emër mjaft i njohur, në vitin 2019 ai është dënuar me 20 ditë  burg për shkak se më firmën ën fjalë ka përfituar para duke mashtruar me TVSH. Në shtator të viti 2019, Prokuroria e Tiranës kërkoi burg për 15 biznesmenë të cilët akuzoheshin se kanë krijuar një skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, rezultojnë të jenë aksionerë dhe pronarë të disa kompanive, që kanë përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave.

Gjatë seancës, prokurorja Imeraj deklaroi se “hetimi lidhet me deklarimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve në organet tatimore. Të dyshuarit kanë krijuar skemë mashtrimi.”  Edhe drejtoria e Hetimit Tatimor ka deklaruar se “BTI”, “UniService”, “EBA Ndërtim”, “Banis shpk” dhe “Aleni shpk” dyshohet se kanë konsumuar veprën e krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimet.

Ndërkohë në muajin tetor u dha vendimi nga  Gjykata e Apelit e cila dënoi me 20 ditë burg Ndrecën dhe disa biznesmenë të tjerë, një masë shumë e zbutur kjo në raport me atë që kishte kërkuar Prokuroria.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: 20 dite burga rrestabuzimermal dredhaGjykataKLSHmashtrim me tvshNdrecaProkuroriared flagShkollaTEDNER

Lajme të lidhura

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës
Aktualitet

Nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

11:46 - 13/08/26
Para
Policia “një sy qorr e një vesh shurdh”/ Talo Çela lëviz “i pashqetësuar”, ja ku e filmuan kamerat

Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po rinovonin një shtëpi, punëtorët zbulojnë ar të fshehur në mur me vlerë 9 milionë euro
Botë

Po rinovonin një shtëpi, punëtorët zbulojnë ar të fshehur në mur me vlerë 9 milionë euro

19:12 - 14/08/26

Disa punonjës që po rinovonin një shtëpi në Belgjikë kanë zbuluar një sasi ari që thuhet se vlen rreth 9...

Lexo më shumë
Përfshihet nga zjarri apartamenti pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Përfshihet nga zjarri apartamenti pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

18:50 - 14/08/26
Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri

Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri

18:21 - 14/08/26
Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF

Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF

18:02 - 14/08/26
“Punime pa leje dhe pagesa para miratimeve”/ Zhupa: KLSH nxjerr zbuluar Ministrinë e Gonxhes, ligji vlen vetëm për qytetarët

“Punime pa leje dhe pagesa para miratimeve”/ Zhupa: KLSH nxjerr zbuluar Ministrinë e Gonxhes, ligji vlen vetëm për qytetarët

17:36 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com