GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i pemëve, Jorgo Goro paguan 50 MLN lekë ofertën më të lartë

11:47 - 03/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kujtojmë se gjatë gjithë kohës së pushtetërimit të Goros, janë paguar miliarda lekë për pastrimin dhe qyteti vazhdon të jetë i mbytur nga mbeturinat.

Kujtojmë se gjatë gjithë kohës së pushtetërimit të Goros, janë paguar miliarda lekë për pastrimin dhe qyteti vazhdon të jetë i mbytur nga mbeturinat.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro më në fund u kujtua të mbjellë ndonjë pemë në qytet, pasi në këto vite ka rritur vetëm ndërtimet dhe ka shpërdoruar fondet me tenderë të manipuluar. Edhe tani që duket sikur po bën një punë të dobishme për qytetin, Goro e ka mendjen se si të përvetësojë paratë në favor të kompanive të miqve të tij.

Me 27 mars 2023, kryebashkiaku ka mbyllur tenderin me objekt  “Mbjellje pemësh ne rrugët publike”, për të cilin ka lënë në dispozicion fondin limit me vlerë 50 milionë lekë pa TVSH. Pra për të mbjellë disa pemë gjatë këtij muaji, firma fituese do të xhirojë 50 milionë lekë.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se tenderi është dhënë pa garë. Dokumentet tregojnë që janë paraqitur tri oferta, por dy prej tyre janë skualifikuar me justifikimin se nuk kanë dorëzuar dokumente ku të tregojnë se kanë eksperienca të tjera në punë të ngjashme. Kur flitet për eksperiencë, bëhet fjalë vetëm për mbjellje pemësh.

Konkretisht firmës do t’i duhet të dërgojë disa punëtorë me lopata për të kryer këtë shërbim, që pronari i tyre do të paguhet 50 milionë lekë.

Në kontratë tregohet se oferta fituese është ajo e paraqitur nga bashkimi i operatorëve “Kozmos Shpk” në pronësi të Thanas Rubie dhe JODY-KOMPANY, në pronësi të Simon Çipës. Këta biznesmenë janë shpallur fitues pa garë, edhe pse oferta e tyre ishte më e shtrenjta. Në dokumente shihet se një tjetër firmë ka kërkuar 39 milionë lekë për këtë shërbim. Ndërsa firma fituese 41 milionë lekë, pra 2 milionë lekë diferencë.

Jorgo Goro nuk pyet për 2 milionë lekë dhe as nuk i hyjnë në sy fare. Por me kaq para mund të kishte ndihmuar dy familje në nevojë për të siguruar ndihmën ekonomike. Por, duket qartë që Jorgo Goro nuk ka pasur kurrë si synim që të jetë në mbështetje të qytetarëve. Pemët që po mbjell, i ka në kuadër të fushatës zgjedhore. Kërkonte blejë imazhin me disa filiza. Kujtojmë se gjatë gjithë kohës së pushtetërimit të Goros, janë paguar miliarda lekë për pastrimin dhe qyteti vazhdon të jetë i mbytur nga mbeturinat.

Lexo edhe:Jorgo Goro, 530 mln lekë për rrugica, fiton dhe kushëriri i Krajës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia HimareJorgo Goropemetender pa gare

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Vasili publikon videon: Veliaj, njeriu që vetëm gënjen

Vasili publikon videon: Veliaj, njeriu që vetëm gënjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com