GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi për banjot e Lali Erit 400 milionë lekë, KPP s’pranon denoncimin: “Erdhi para afatit”

15:06 - 31/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kështu edhe njëherë tjetër KPP po bëhet palë me institucionet që abuzojnë me tenderët.

Kështu edhe njëherë tjetër KPP po bëhet palë me institucionet që abuzojnë me tenderët.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një javë më parë Gijotina.com ka denoncuar një aferë të Bashkisë Tiranë. Duke paraqitur shkeljet e konstatuara ne kemi treguar se tenderi mbante erë, erë të qelbur vjedhje dhe korrupsioni. Tashmë këtë dyshim e tregojnë abuzimet e bëra edhe nga institucionet rregulluese. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Blerje kontejnerë për përballimin e situatave emergjente”. Vlera e Fondit Limit të tenderit është 412 Milionë Lekë pa TVSH. Bëhej fjalë për blerjen e 20 kontejnerëve që shërbejnë si banjo publike.

Duke qenë se kontrata kundërmonte nga shkeljet, tenderi është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Ankesa është dorëzuar me datë 12 maj 2023 nga firma “GREENPANEL”, me administrator Amarildo Shaholli.

 

Konkretisht, në denoncim thuhet se janë absurde disa nga certifikatat që kërkohen për automjetet me të cilat firma do të bëjë transportin e kontejnerëve, për aq kohë sa përmbushen kriteret për materialin që do të dorëzohet.

Vlera shumë e lartë, kritere diskriminuese dhe fitues i paracaktuar ishin shkeljet që ne evidentuam pas këtij denoncimi. Deri më tani po prisnim vendimin e KPP.

Dhe ‘gjylja plasi’! KPP si në çdo rast i ka dalë në mbrojtje Erion Veliaj dhe ka rrëzuar denoncimin e Amarildo Shahollit. Argumentimi i KPP është qesharak dhe tregon hapur se bashkë me Autoritetin Kontraktor kanë bërë lojëra afatesh.

Sikur thamë më sipër, “GREENPANEL” ka bërë denoncimin me datë 12 maj sepse në atë ditë është  njoftuar me e-mail që oferta e tij është skualifikuar pa një shpjegim të arsyeshëm.

 

Ndërkohë Bashkia Tiranë e ka regjistruar kontratën e datë 22 maj dhe pikërisht atë ditë ka njoftuar se nuk merr parasysh ankesën e denoncuesit. Sepse afati i fundit për dorëzimin e ankesës ishte data 28 maj.

Ndërkohë edhe KPP sot ka mbyllur këtë çështje duke përsëritur fjalët e AK, se “GREENPANEL” ka paraqitur ankesën para afatit.

Ndërsa për pikat e rëndësishme që mban kjo ankesë, si vjedhja e 400 milionë lekëve, nuk përbëjnë arsye për hetime, sipas KPP.  Kështu edhe njëherë tjetër KPP po bëhet palë me institucionet që abuzojnë me tenderët.

Lexo edhe: Mandati i ri, suvenire të reja, Veliaj i fal pa garë 30 milionë lekë Spiro Ruços

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: banjoBashkia TiraneDenoncimEriona VeliajKPP

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Lufta në Ukrainë, Prigozhin sulmon shtetin rus: Hetoni krimet e luftës

Lufta në Ukrainë, Prigozhin sulmon shtetin rus: Hetoni krimet e luftës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com