GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Teuta, drejt Kukësit  “me shumë dhimbje fund shpine”

16:12 - 28/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Teuta, drejt Kukësit  “me shumë dhimbje fund shpine”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teuta rezultoi të ishte një skuadër e shthurur në gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Tiranës, ku u mund me shifrat 3-0 në “Elbasan Arena”.

Me këtë humbje, durrsakët thuajse kanë hedhur në erë “ëndrrën” për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës. Beteja e dytë, megjithëse luhet në Durrës, pritet të jetë thjesht për statistikë, për shkak se 3-0 duket një rezultat shumë i vështirë për t’u përmbysur. Në skuadër kjo humbje ndaj kampionëve në fuqi ka lënë një shije shumë të keqe, pasi Teuta ka ditur ta mposhtë Tiranën në këtë sezon dhe në vetvete skuadra kishte besim se mund të bënte shumë më shumë.

Mbrojtja rezultoi të ishte edhe një herë një dështim, pasi u bënë shumë gabime dhe sulmuesit e Tiranës u argëtuan me durrsakët. Tashmë misioni i vetëm i Teutës mbetet mbijetesa, pasi në javët e fundit edhe ky mision është vënë seriozisht në rrezik. Ndeshja e radhës është ndaj Kukësit në transfertë dhe konsiderohet si një përballje direkte, pasi të dyja ekipet janë në luftë të ashpër për të mbijetuar. Në ndeshjen e së dielës në 15:00 Teuta do të shkojë pa një prej lojtarëve kryesorë, Lorenco Vilën.

Ai është sulmuesi më në formë i Teutës në ndeshjet e fundit, duke shënuar tre gola ndaj Bylisit dhe Erzenit, do të jetë mungesa e madhe e Teutës në transfertën e së dielës në Kukës. Ai ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për mbrojtësin e majtë, Davide Gjinollari. Trajneri Edi Martini shpreson që të riaftësohet Blerim Kotobelli, i cili mungoi për shkak dëmtimi ndaj Tiranës në Kupë. Përtej këtyre dyshimeve dhe mungesave të rëndësishme, durrsakët duhet me patjetër të reagojnë për shkak se në rast të një humbjeje me Kukësin, do të duhej një sprint perfekt në fund për të arritur mbijetesën. Ky sezon, është një nga më të dobëtit për Teutën në vitet e fundit./PanoramaSport

Etiketa: KukesiSportSuperligaTeuta

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Pioli: Jemi të zhgënjyer, duhet të rritemi më shumë

Pioli: Sfida me Romën vlen shumë por, nuk është...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com