GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ti do luash ndaj Celtas”/ Ja biseda e Ancelottit me afrimin e ri

17:14 - 24/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ti do luash ndaj Celtas”/ Ja biseda e Ancelottit me afrimin e ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë Carlo Ancelotti po përgatit me imtësi ndeshjen e ditës së premte, ndaj Celta de Vigo, shumë e rëndësishme për vazhdimësinë në kampionat. Përveç kësaj, atij i pëlqen të shtojë një “kontakt afërsie” me disa lojtarë që mund të kenë “hatërmbetje” me minutat në dispozicion.

Një nga futbollistët që tërheq më shumë vëmendjen e Carlo Ancelottit është Kepa Arrizabalaga. Portieri i Chelseat, i huazuar nga për sezonin 2023/24, është gjithnjë e më afër debutimit me fanellën e Real Madridit.

Gjithçka tregon se ai do të luajë titullar në ndeshjen e radhës ndaj Celta de Vigos, vendim që edhe vetë ‘numri 25’ e ka marrë vesh pas bisedës me Carletton.

Trajneri nga Reggiolo i tha pas seancës përgatitore për ndeshjen në ABANCA Balaídos, se do të startojë ai të premten. Për të vlerësuar se si po kalon, Ancelotti ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me Kepën për të mësuar mbi gjendjen e tij fizike dhe mendore, ndjenjat e tij para ndeshjes së së premtes më 25 gusht dhe nëse është nën ndonjë lloj presioni.

Nga ardhja e tij u bë e qartë se kjo lëvizje ishte një nga transfertat e ëndërruara nga portieri bask. Edhe pse ai e di se koha e tij në Santiago Bernabeu ka një afat shumë të shkurtër, fjalët e tij nuk shprehën gëzim të veçantë për faktin e një huazimi prej vetëm një viti. Përtej faktit se ai dëshiron të qëndrojë në disiplinën e bardhë, biseda e tij me Carlo Ancelottin ka qenë e frytshme.

Kepa ka treguar se nuk ndjen asnjë presion në prag të debutimit të tij me fanellën e Real Madridit. Ai është në gjendje perfekte fizike dhe mendore. Ai është gati dhe pret me padurim ndeshjen për t’u hedhur në fushë dhe për të treguar se mund vlen aq sa Thibaut Courtois, megjithëse sot është e pamundur të arrish nivelin e ‘numrit 1’ belg.

Konkluzionet që ka nxjerrë Carlo Ancelotti nga biseda e tij me Kepën në Valdebebas e bëjnë atë më të qetë: ai e di që po e lë në duar të mira portën e Real Madridit dhe se mund të gjejë portierin e ri titullar për “Los Blancos”, të paktën për këtë sezon. Mentaliteti i mirë i Kepës do të jetë thelbësor që ai të ketë sukses në klubin e bardhë.

 

TË GRUMBULLUARIT NGA REAL MADRID PËR TAKIMIN NDAJ CELTAS:

Portierë:  Lunin, Kepa, Diego Piñeiro.
Mbrojtës:  Carvajal, Alaba, Nacho, Odriozola, Lucas V., Fran García, Rüdiger.
Mesfushorët:  Bellingham, Kroos, Modrić, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Nico Paz.
Sulmues:  Vini Jr., Rodrygo, Joselu. Brahim.

Etiketa: ancelottiCelta Vigo-Real MadridKepaReal Madrid

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Epidemiologu publikon studimin: Variantet e reja të Covid nuk rrisin rrezikun e infektimeve

‘Koncensioni me sterilizimin skandal i paimagjinueshëm’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com