GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tkurrje dhe plakje e popullsisë në Kosovë sipas të dhënave paraprake të regjistrimit të popullsisë

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Tkurrje dhe plakje e popullsisë në Kosovë sipas të dhënave paraprake të regjistrimit të popullsisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të premten rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë sipas të cilave Kosova aktualisht ka mbi një milionë e 586 mijë banorë, pa diasporën nga e cila deri më tani janë regjistruar rreth 600 mijë persona.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave, Avni Kastrati tha se të dhënat përfundimtare, që pritet të publikohen në dhjetor të këtij viti, mund të ndryshojnë nga të dhënat paraprake për vetëm një deri në tre për qind.

“Vlen të theksohet se nëntë komuna kishin rritje të popullsisë ndërsa 29 të tjera kishin tkurrje. Komuna e cila është rritur më së shumti gjatë kësaj periudhe me rreth 84 për qind është Fushë Kosova”, tha zoti Kastrati.

Përveç tkurrjes së popullsisë që përllogaritet të jetë rreth tetë për qind krahasuar me regjistrimin e fundit në vitin 2011, të dhënat e këtij viti flasin edhe për plakje të popullsisë duke qenë se mosha mesatare është rritur nga rreth 29 vjeç në rreth 34 vjeç.

“Dominon popullsia e grupmoshave 15 deri në 64 vjeç me 66.5 për qind, pra ka një rritje të kësaj grupmoshe krahasuar me vitin 2011. Ndërkaq ka një tkurrje të grupmoshës zero deri në 15 vjeç si dhe ka një rritje dyshifrore për herë të parë në Kosovë të popullsisë mbi moshën 65 vjeçare”, tha zoti Kastrati.

Arnhild Spence, bashkërenduese për zhvillim e Kombeve të Bashkuara tha se ndryshimet e tilla kërkojnë investime të reja në Kosovë.

“E dimë se struktura demografike e Kosovës po ndryshon me një rritje domethënëse në popullatën e moshuar, kjo është një shenjë e mirë sepse nënkupton që shëndeti në Kosovë është më i mirë, njerëzit kanë stil më të shëndetshëm të jetës dhe jetojnë më gjatë. Por kjo do të kërkoj një investim tërësisht të ri në sektorin e shëndetësisë në Kosovë për përkujdesjen ndaj kësaj kategorie të shoqërisë”, tha zonja Spence.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se regjistrimi i popullsisë ishte projekt me përparësi për qeverinë e tij, duke theksuar se rezultatet e tij do të hedhin bazën për vendimmarrje të informuar që do të formësojë të ardhmen e Kosovës.

“Nxjerrja e të dhënave të shumta, të plota dhe të sakta do t’u mundësojë të gjithë shfrytëzuesve dhe vendimmarrësve, duke filluar nga niveli lokal e qendror, por edhe për organizatat donatore e investitorët prospektiv për orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët. Pa të dhëna të sakta, pra pa statistika cilësore edhe vendimet mund të jenë të pasakta e jocilësore”, tha ai.

Procesi i regjistrimit të popullsisë u bojkotua në masë të madhe në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe pas thirrjes së subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës, që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi – Lista Serbe.

Sidoqoftë zoti Kastrati tha se Agjencia ka të dhëna edhe për këtë pjesë dhe ato do të përfshihen në rezultatet përfundimtare.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2 mijë euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.

“Siç keni dëgjuar ishin disa komuna që nuk e mbështetën në tërësi procesin e regjistrimit. Agjencia e Statistikave mund të impononte ligjin e zbatueshëm për këto çështje, por zgjodhi të mos e bëjë këtë, duke zgjedhur dialogun për t’i bindur qytetarët dhe shpesh duke u dalë në ndihmë regjistruesve në komuna të caktuara me burimet e tyre dhe jo vetëm duke u mbështetur në burimet e këtyre komunave. Zgjedhjen e diplomacisë në vend të zbatimit të menjëhershëm të ligjit në raste të tilla ne e vlerësojmë mbresëlënëse”, tha Eduard Jongstra, Këshilltar Rajonal i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë.

Komunat e banuara me shumicë serbe nuk kishin marrë pjesë as në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë që është zhvilluar para 13 vjetësh dhe ku kishin marrë pjesë një milionë e 740 mijë banorë.

Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Kosovë do të ndodhë në vitin 2031./voa

Etiketa: matje popullesie

Lajme të lidhura

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatore Aliun që u arrestua në Rusi
Aktualitet

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatore Aliun që u arrestua në Rusi

19:11 - 27/09/26
Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeçar
Aktualitet

Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeçar

19:07 - 27/09/26
Përfshihet nga flakët hoteli në qendër të Shkodrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët hoteli në qendër të Shkodrës

15:45 - 27/09/26
Para
Dosja Bollano/ Si e fundosi Jorgo Goron tapia e falsifikuar, kallëzimi që erdhi nga qelia

Dosja Bollano/ Si e fundosi Jorgo Goron tapia e falsifikuar, kallëzimi që erdhi nga qelia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26

Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane...

Lexo më shumë
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com