GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tsipras dorëheqjet si deputet i Syriza, ish-kryeministri grek premton vazhdimin e aktivitetit politik

15:00 - 06/10/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tsipras dorëheqjet si deputet i Syriza, ish-kryeministri grek premton vazhdimin e aktivitetit politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras njoftoi të hënën dorëheqjen si deputet i parlamentit, duke nxitur spekulimet se ai mund të jetë duke u përgatitur të nisë një lëvizje të re politike. Në një deklaratë pasi i paraqiti dorëheqjen kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve përpara sesionit të ri parlamentar, Tsipras tha se vendimi i tij u udhëhoq nga ndërgjegjja pas 16 vitesh në parlament, duke përfshirë periudhat si kryetar i SYRIZA-s, kryetar i opozitës dhe kryeministër.

“Nuk ishte as një vendim i lehtë dhe as i pamenduar. Unë jap dorëheqjen sepse nuk mundem dhe nuk dua të mbaj postin e deputetit, me të gjitha privilegjet e tij, kur ndiej se pjesëmarrja ime, veçanërisht në pozicionin e veçantë të ish-kryeministrit, nuk jep asnjë kontribut thelbësor tek ata që më besuan”, u shpreh Alexis Tsipras, Ish-kryeministër i Greqisë.

Ai kritikoi parlamentin aktual për paaftësinë për të kryer rolin e tij kushtetues.

“Nuk mundem dhe nuk dua të marr pjesë zyrtarisht në një parlament që, i dobësuar demokratisht, kryesisht për shkak të përgjegjësisë së shumicës, nuk arrin të përmbushë rolin që kërkon Kushtetuta dhe qytetarët”, theksoi Tsipras.

Tsipras theksoi se dorëheqja e tij nga parlamenti nuk do të thoshte një tërheqje nga politika, duke thënë se po heq dorë nga siguria e karrigeve parlamentare, duke u rikthyer tek angazhimi shoqëror. Duke iu drejtuar ish-kolegëve të tij të Syriza-s, Tsipras tha:

“Ne nuk do të jemi kundërshtarë. Dhe ndoshta së shpejti do të udhëtojmë përsëri së bashku drejt deteve më të bukura”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij, Tsipras bëri thirrje për veprim kolektiv për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet Greqia, që sipas tij janë ekonomike, politike, gjeopolitike dhe mbi të gjitha morale. Alexis Tsipras, i cili udhëhoqi partinë e krahut të majtë Syriza, shërbeu si kryeministër nga viti 2015 deri në vitin 2019, duke e drejtuar Greqinë në kulmin e krizës së saj financiare. Mandati i tij përfundoi kur Syriza humbi pushtetin përballë Demokracisë së Re, e cila aktualisht qeveris në shtetin helen.

Etiketa: GreqiSyrizatsipras

Lajme të lidhura

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Para
Trump: Putini i gatshëm të zgjasë me një vit traktatin për kontrollin e armëve bërthamore

Trump: Putini i gatshëm të zgjasë me një vit traktatin për kontrollin e armëve bërthamore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

18:20 - 10/03/26

Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua, pasi kishteyer dy herë masën e arrestit dhe...

Lexo më shumë
Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër

Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër

17:28 - 10/03/26
Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

15:48 - 10/03/26
Endri Meksi denoncon në polici: Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar

Endri Meksi denoncon në polici: Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar

15:43 - 10/03/26
Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

15:38 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com