GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U dhunua me sende të forta, si paraqitet gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesi, çfarë pritet të ndodhi sot

07:49 - 03/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U dhunua me sende të forta, si paraqitet gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesi, çfarë pritet të ndodhi sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ditë më para Gjykata e Tiranës dha masën arrest me burg për vjehrrin dhe dhëndrin që u vetëdorëzuan pas sulmit brutal ndaj avokatit dhe pedagogut të fakultetit të Drejtësisë, Sokol Mëngjesi.

Edhe pse Prokuroria e ndryshoi akuzën për të prangosurit, duke hequr vrasjen e funksionarëve publikë, mbetur në tentative, duke e bërë plagosje me dashje e kryer në bashkëpunim, gjykata ka vendosur që ata të hetohen në gjendjen e të qenurit në burg, ndonëse tre agresorët e tjerë vijojnë arratinë po prej 5 ditësh.

Policia hodhi shifrën prej 20 mijë eurosh për këdo që do të jepte informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre por deri më tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet e policisë, edhe pse dy persona i ka në pranga. Por, në mbrojtje të agresorit kryesor të asaj ngjarjeje të rëndë është vendosur një avokat, që edhe e përfaqëson Dorian Alinë. Ai ka folur dje në lidhje me rastin, duke e dënuar sulmin por edhe duke treguar se ata nuk kanë qenë të organizuar dhe se sulmin e kishin kryer për sedër!

Megjithatë, beteja më e madhe mbetet sërish në Spitalin e Traumës, atje ku prej ditësh gjendet në intubim avokati, ku mjekët ende se kanë dhënë garancinë e ndërhyrjes, pasi dyshohet se ka probleme serioze në kokë. Por do të jetë dita e sotme vendimtare për të përcaktuar jo vetëm gjendjen por edhe shkallën e dëmtimit!

GJENDJA SHËNDETËSORE E AVOKATIT

Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në intubim, në spitalin e Traumës që prej mëngjesit të 29 majit. Burime nga spitali bëjnë me dije se po mbahet në monitorim intensiv dhe do të pritet deri ditën e hënë për të parë reagimin e tij. Ndërkohë të shtunën Prokuroria e Tiranës zbuti akuzën ndaj të dyshuarve duke rikualifikuar veprën penale nga vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë në ‘plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg ndaj Dritan Nanos të dyshuar si organizator të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, edhe pse ai mohoi të ketë lidhje. Dhëndri i tij Dorian Alia, i arrestuari i vetëm nga grupi i dhunuesve, tha se sulmi nuk ishte i organizuar, por se avokati i doli rastësisht para dhe e goditi për ta paralajmëruar të tërhiqte padinë kundër vjehrrit të tij për pronën për të cilën kishin nënshkruar më herët. Edhe për 3 agresorët e tjerët që janë në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, është caktuar masa ‘arrest me burg’, ndonëse në mungesë.

MBROJTËSI I ALISË

Në përgjigje për gazetaren Anila Hoxha, avokati Ndoci e nis reagimin e tij duke shprehur solidaritet dhe duke i uruar shërim të shpejtë kolegut të tij, avokatit Sokol Mëngjesi. Ai shprehet se në media është abuzuar pasi nuk ka pasur një koordinim midis të rinjve apo dhe nuk ka pasur porositës për këtë situatë: “Është e vërtetë që pikënisja e kësaj situate është trashëgimia e pronës, përfaqësues ligjor për sistemimin (kthimin) e së cilës ka qenë avokat Sokol Mëngjesi.

Prona për të cilën përflitet është trashëgimi e znj. Albana Nano, vjehrra e Dorian Aliajt (bashkëshorti i vajzës së vetme të familjes Nano). Janë të njohura kalvaret e gjata të kthimit të pronave në dyert e gjykatave dhe problematikat e hasura me falsifikimet e dokumentacioneve bashkëshoqëruese. Problematikat e pronës, përfaqësimi dhe manipulimet e dyshuara, kanë bërë që znj. Albana Nano t’i drejtohet organeve kompetente duke kryer një kallëzim penal me qëllim vijueshmërinë me ekspertizat për shkrimin dhe firmat në kontratën e porosisë. Siç e dëshmon dhe vetë i dyshuari, ai nuk ka kontaktuar më parë me avokatin Sokol Mëngjesi.

Ka qenë një takim midis vjehrrit të tij z. Dritan Nano dhe avokatit në muajin shkurt 2024, ku Dorian Alia ka qëndruar në distancë dhe ka ndjekur zhvillimin e bisedës me tone jo të përshtatshme nga ana e avokatit për pretendimet e ngritura për pagesat mbi përfaqësimin e kryer. Bisedat familjare e kanë bërë të njohur situatën dhe kanë rihapur problematikën.

Dihet që kur diskutohet për pronat dhe aq më tepër për zhvatje të padrejtë të tyre, nuk mund të ketë një atmosferë qetësie. Euforia e moshës, sedra e prekur dhe gjaknxehtësia, çuan në reagimin e papërmbajtshëm dhe aspak të hijshëm të Dorian Aliaj, i cili në momentin kur e kuptoi situatën u vetëdorëzua në polici. Përfshirja e dy kushërinjve Drivald Alia dhe Elton Kasaj si dhe

 

Etiketa: Sokol Mengjesi

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
BILD: Shqipëria – narkoshteti para derës sonë, krimi i lidhur me qeverinë

BILD: Shqipëria - narkoshteti para derës sonë, krimi i lidhur me qeverinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com