GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

U kritikua nga ministrja ruse për tanket që i dhuroi Ukrainës/ Reagon RMV: Vendimit i marrim të pavarur

09:13 - 04/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
U kritikua nga ministrja ruse për tanket që i dhuroi Ukrainës/ Reagon RMV: Vendimit i marrim të pavarur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që prej fillimit Maqedonia e Veriut është rreshtuar në krah të Ukrainës, sa i përket sulmeve të Rusisë. RMV është treguar gjithmonë e  gatshme ta ndihmojë Ukrainën me  rezerva ushqimore dhe municione. Kështu, ditën e sotme  Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas deklaratave të zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, Maria Zaharova e cila kritikoi vendimin e RMV për dhurimin e tankeve Ukrainës. Në një deklaratë të publikuar në shtyp ministria  thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran që vendimet e veta i merr në mënyrë të pavarur.

“Që në fillim, Maqedonia e Veriut dënoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe qëndroi në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, dhe mbi të gjitha në mbështetje të paqes, të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Përkatësisht, deri më tani, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar disa Vendime për ndihmë ushtarako-teknike me të cilat ndihmojmë Ukrainën në mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale, e cila është e kërcënuar me ndërhyrje ushtarake. Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike – Aleancës së NATO-s, qëndron pas vendosmërisë së Aleancës për të qenë garantuese e paqes dhe sigurisë së vendeve anëtare dhe për mbrojtjen e vlerave, lirisë dhe sigurinë e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për t’i dhuruar tanke Ukrainës, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova. Ajo tha se Maqedonia e Veriut i ka dhënë mbështetje “vazhdimit të aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”.

RMV më 29 korrik bëri të ditur se i ka dhuruar tanke Ukrainës, të cilat, sipas Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë tanke të gjeneratës së tretë, dhe duke marrë parasysh zhvillimin e teknologjisë, ato konsiderohen jo konkurruese. Vendi i ka dhuruar më parë Ukrainës pajisje mjekësore dhe ndihma tjera për popullatën civile.

Etiketa: DEBATELuftembeshtetjeMqedoniRusiUkraine

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Ju bëhet dora ose këmba “miza-miza”, a e dini shpjegimin mjekësor të kësaj dukurie?

Ju bëhet dora ose këmba “miza-miza”, a e dini shpjegimin mjekësor të kësaj dukurie?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Lexo më shumë
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com