GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

U zgjodh eurodeputet, reagon nga burgu Fredi Beleri: Drita fiton gjithmonë mbi errësirën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia paralajmëron Shqipërinë, do vërë veton ndaj negociatave të anëtarësimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eurodeputeti i zgjedhur i partisë Demokracia e Re në Greqi, njëherazi dhe Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, ka kontaktuar të hënën me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Pasditen e kësaj të hëne, pasi kishte komunikuar më parë në telefon me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, Fredi Beleri ka dërguar mesazhin e tij si deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian nga partia greke Demokracia e Re.

Beleri falënderoi kryeministrin dhe të gjithë ata që e nderuan me votën e tyre dhe dërgoi një mesazh “për secilin nga bashkëqytetarët tanë se si eurodeputet do të punoj fort që të jem i dobishëm për fraksionin tim, Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për Atdheun tonë”. Në të njëjtën kohë, ai i drejtoi një falënderim të veçantë Angelos Syrigos dhe Stavros Papastavrou “të cilët për 395 ditë që kam qenë në burg, kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe pranë familjes sime”.

Deklarata:

Zonja dhe miq, Fillimisht dua të falënderoj Kryeministrin, Kyriakos Mitsotakis, për mbështetjen e tij emocionuese në luftën time për të drejtat e helenizmit të kontinentit verior dhe mundësinë që më dha për të qenë kandidat për në zgjedhjet europiane. Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë atë që ai bëri për ne.

Gjatë gjithë këtyre muajve të aventurës sime, u forcua nga besimi im se drita fiton gjithmonë mbi errësirën. Dhe se pushteti i Republikës mund të fshijë çdo grusht shteti. Ne luftuam dhe fituam një betejë për Demokracinë, shtetin ligjor, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve.

Por në të njëjtën kohë një betejë për acquis evropiane, për parime dhe vlera, të cilat duhet t’i ndajnë kushdo që dëshiron të ketë një vend në familjen evropiane.

Dua të falënderoj secilin prej jush që më nderuat me votën tuaj. Familja ime që u bë mbështetja dhe zëri im gjatë kësaj periudhe. Miqtë në të gjithë Greqinë që më qëndruan në krah në provën më të vështirë të jetës sime. Një mozaik mbështetjeje dhe vullnetarësh që shkruan historinë duke luftuar për një kauzë të shenjtë: lirinë dhe krenarinë e helenizmit.

Vëllezërit e mi nga minoriteti etnik grek, dua t’u them se nga sot ne mund të ndihemi më të fortë. Dhe për çdo bashkëqytetar se si eurodeputet do të punoj shumë që të jem i dobishëm për fraksionin tim, Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për Atdheun tonë.

Në fund, dua të shpreh një falënderim të veçantë nga zemra për dy njerëz të veçantë, Angelos Syrigos dhe Stavros Papastavrou, të cilët për 395 ditët që kam qenë në burg, kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe pranë familjes sime.

Etiketa: beleriBurgeurodeputet

Lajme të lidhura

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve
Breaking Views

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve

21:58 - 15/05/26
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës
Breaking Views

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

20:57 - 15/05/26
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS
Aktualitet

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

13:50 - 15/05/26
Para
Foto/ Ngjarje tronditëse, daja tenton të përdhunojë mbesën 11-vjeçare dhe më pas e vret

Foto/ Ngjarje tronditëse, daja tenton të përdhunojë mbesën 11-vjeçare dhe më pas e vret

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League
Sport

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League

23:26 - 15/05/26

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

Lexo më shumë
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

23:12 - 15/05/26
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë

22:06 - 15/05/26
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve

21:58 - 15/05/26
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

20:57 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com