GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U zotuan se do të zhdukin drogën, talebanët iu japin heroinë edhe qenve

08:10 - 06/12/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
U zotuan se do të zhdukin drogën, talebanët iu japin heroinë edhe qenve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk është e pazakontë të shohësh burra duke pirë heroinë në rrugët e Kabulit. Përdorimi i drogës është i zakontë tanimë në kryeqytetin afgan, pavarësisht se talebanët janë zotuar të ndalojnë prodhimin e drogës dhe të trajtojnë të varurit ndaj narkotikës nën sundimin e tyre. Por ajo që mund të jetë më befasuese për ata që kalojnë nëpër zonë është pamja shqetësuese e heroinës që u jepet qenve endacakë që enden në zonë.

Ahmad (emri i tij jo i vërtetë) ka pirë heroinë për disa vite, duke ushqyer varësinë e tij, teksa mbijeton duke vjedhjur, lypur dhe mbledhur shishe plastike për riciklim. Një qen endacak i racës së përzier, me gjasë i lindur në rrugët e Kabulit, ndodhet aty pranë. Ahmedi vendos një shishe plastike të ngushtë mbi hundën e qenit dhe fryn tymin e heroinës në pjesën e sipërme të shishes . Pas disa ‘goditjeve’ qeni i nënshtruar qëndron dhe shikon.

Një seri fotosh shqetësuese të marra në jugperëndim të Kabulit tregojnë të varurit e pastrehë, duke iu dhënë heroinë qenve endacakë që enden në zonë, duke i detyruar kafshët të qëndrojnë pranë të pastrehëve dhe t’u ofrojnë atyre ngrohtësi dhe shoqëri. 

Një nga burrat e pastrehë shpjegon se dhënia e heroinës për qentë endacakë, të cilët duket se po vuajnë të njëjtat efekte të varësisë siç do të vuanin njerëzit, bëhen me qëllim që ata të kthehen çdo natë dhe ofrojnë ngrohje dhe rehati për të varurit.

Pas marrjes së pushtetit në gusht, talebanët thanë se ishin të përkushtuar për të zhdukur varësinë nga lëndët narkotike dhe për të eliminuar të gjithë prodhimin dhe kontrabandën e drogës në Afganistan. Ka pasur raportime në Kabul për policët talebanë që kanë grumbulluar dhe rrahur të pastrehë të varur nga droga ose i kanë çuar me forcë në qendrat e rehabilitimit.

Burrat e pastrehë në Shahr-e Naw kanë frikë se do të rrihen ose më keq nëse zbulohen duke pirë heroinë, pasi kanë dëgjuar për persona të varur që vriten nga talebanët. Një mik i Ahmedit, i cili ka tetë muaj i varur nga droga, qan duke mbajtur heroinën pas shpine. “Nuk e dija nëse do të përdorja drogë jeta ime do të ishte kështu dhe do të humbisja familjen time”, thotë ai. “Kam mësuar përmendësh Kuranin. Unë nuk jam njeri i keq, jam në një pus të thellë nga i cili nuk mund të dal.’  

Etiketa: AfganeAfganistanHeroinevaresi

Lajme të lidhura

Hillary Clinton jep dëshmi për Epstein: Nuk e kam takuar! Pse nuk pyesni Trump?
Botë

Hillary Clinton jep dëshmi për Epstein: Nuk e kam takuar! Pse nuk pyesni Trump?

18:07 - 26/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
Para
Dënohet me 4 vite burg udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit

Dënohet me 4 vite burg udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 27 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 27/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi zbardh detaje: Prokurorët thanë se duhen “3 furgonë” për përgjimet në dosjen e Ballukut

07:48 - 27/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Shkurt 2026

07:35 - 27/02/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 27 Shkurt 2026

07:31 - 27/02/26
Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com