GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Udhëzimi i ri nga MAS, ja si do të plotesohen kuoatat e lira në universitete

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkesa e studentëve për uljen e tarifave, përgjigjet rekorti i UT: Nuk do të ketë ulje tarifash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Arsimit ka vendosur t’ua shtrëngojë pak “lakun” universiteteve me pranimet e reja. Përshtatja e kuotave ose më saktë shpërndarja e atyre që nuk përmbushen dot brenda të njëjtit fakultet, nuk mund të bëhet më në fund të raundit të tretë, por fill pas regjistrimeve në dy raundet e para.

Kështu, dekanati i çdo fakulteti duhet të marrë miratimin në MAS që në fillim, kur të ketë parë trendin e regjistrimeve.

Për shembull, nëse në degën Ekonomiks, departamenti përgjegjës gjykon që ka pak kërkesa, ose tërheq shumë pak maturantë në raport me numrin e kuotave që ofron, dekani mund të marrë përsipër që një pjesë të kuotave t’ia kalojë degës Administrim Biznes, aty ku numri i kërkesave është shumëfish më i lartë.

Kushti i vetëm përpara se të bëhet aplikimi në MAS për rishpërndarje kuotash, është të mos kalohet totali i pranimeve.

Ministrja Evis Kushi ka firmosur në datën 2 qershor dokumentin me disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar, në të cilin bëhet e qartë se universitetet nuk mund të përshtatin kuotat vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha regjistrimet në fakultete, por që në fillim.

“Pas përfundimit të tri fazave 48-orëshe të regjistrimit të raundit të tretë, IAL-të nuk mund të bëjnë më përshtatje të kuotave të paplotësuara të një programi studimi në programe të tjera studimi të të njëjtit cikël të ofruara brenda së njëjtës njësi kryesore”.

Çdo emër studenti i regjistruar në universitete, qoftë publik apo privat, pas këtij afati nuk do të njihet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, e cila pajis ata me numër matrikulimi.

“QSHA do të kërkojë nga IAL-të, duke njoftuar edhe kandidatin, çregjistrimin e tyre dhe konfirmimin me shkresë zyrtare brenda një afati 10-ditor për kryerjen e procesit të çregjistrimit të kandidatit nga IAL”, citohet në udhëzim.

Një gjë e tillë, vitin e kaluar u bë shkak i një përplasjeje midis një grupi studentësh dhe rektoratit. Ky i fundit nuk dërgonte emrat e tyre për diplomim në QSHA, pasi nuk ishin të pajisur me numër matrikulimi në krye të herës. Çështja u zgjidh pas ndërhyrjes së ministrisë, por me shumë vonesa e madje, duke penalizuar studentët që dëshironin të aplikonin për studime jashtë vendit./Panorama.al

Etiketa: kuotaMASStudenteUniversitete

Lajme të lidhura

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Para
Tronditëse në Itali/ Në mes të sheshit, gjendet trupi i pajetë i një burri në një valixhe

Tronditëse në Itali/ Në mes të sheshit, gjendet trupi i pajetë i një burri në një valixhe

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com