GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ushtria izraelite: Ka nisur përgatitja për fazën tjetër të betejës

11:57 - 20/10/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtria izraelite: Ka nisur përgatitja për fazën tjetër të betejës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat ajrore të Izraelit po bombardojnë “me një ritëm që nuk ka ndodhur në dekada”, tha të premten në mëngjes zëdhënësi i Forcave të Armatosura izraelite, Daniel Hagari.

Sipas Haaretz, Hagari tha gjithashtu se IDF po përgatitej “për fazat e ardhshme të betejës” dhe po ashtu edhe forcat rreth Rripit të Gazës, pa e sqaruar megjithatë saktësisht se çfarë donte të thoshte me këtë.

Ai përsëriti gjithashtu se ka më shumë se 100 të zhdukur nga sulmi i Hamasit dhe se familjet e 306 të vdekurve në radhët e forcave të armatosura izraelite dhe 203 të rrëmbyerve janë informuar.

Me rastin e përgjimit nga një shkatërrues amerikan i një rakete të lëshuar nga territori i Jemenit, Hagari vuri në dukje se mbrojtja ajrore izraelite “është e përgatitur për kërcënime të këtij lloji”.

“Ne do të fitojmë me të gjitha forcat tona” , tha dje Netanyahu – i cili vizitoi ushtarët që janë gati të pushtojnë Gazën – dhe shtoi: “I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush. Ne do të vazhdojmë të luftojmë si luanë dhe do t’i japim një goditje të rëndë armiqve tanë për të arritur fitoren përfundimtare”. 

Në fakt, kryeministri Izraelit ka postuar edhe një video të lidhur në Twitter, të cilën e ka shoqëruar me shprehjen: “Me luftëtarët. Gjithçka gati”.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: “Së shpejti do ta shihni Gazën nga brenda”

Në kufirin me Gazën dhe pranë ushtarëve u gjet edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad, i cili u bëri thirrje ushtarëve izraelitë që të jenë gati për pushtimin tokësor të Gaza. 

“Ne do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës dhe do të vazhdojmë derisa të përfundojmë misionin”, tha ai. “Tani e shihni Gazën nga larg, së shpejti do ta shihni nga brenda. Urdhri do të jepet”, tha ai.

Etiketa: Gazaofensiva izraelite

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
Para
Abuzimet me fondet e IPARD, SPAK nis hetimet

Emrat/ Shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim pesë të akuzuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në...

Lexo më shumë
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com